Kombetarja

Reja: Kemi bërë gjëra të mëdha në dy vjet, e ardhmja varet nga federata

Trajneri Edi Reja, pas fitores me Andorrën u shpreh se e priste një ndeshje të vështirë dhe se rëndësi kishte fitorja për të siguruar vendin e tretë në grup.

“Përgjigjet ishin pozitive në këtë ndeshje, që ishte e vështirë, e dinim. Në pjesën e parë krijuam shumë raste, gjuajtëm nga çdo anë, por nuk shënuam. Jemi të tretët në grup dhe barazimi me Poloninë mund të na çonte në “Play-off”. Fakt është se kemi bërë një rrugëtim të madh, në ndeshjet e fundit që kishim vështirësi. Morëm 18 pikë dhe mendoj se është një rezultat i madh, komplimente djemve!” – tha trajneri Reja fillimisht.

Kuqezinjte festojne golin e Cekicit. Gazeta Si, 16 nentor 2021

Më pas ai foli edhe për çështjen e kontratës: “Kam edhe një vit kontratë, sepse kemi nënshkruar deri në fund të 2022-shit. Kam një akord me federatën dhe varet prej saj dhe nga objektivat. Mendoj se kemi bërë gjëra të mëdha në dy vite mes vështirësive. Kanë debutuar disa djem, kemi gjetur lojtarë të rinj interesantë.

Detyra ime dhe e federatës ishte të bëja gati ekipin për Europianin. Nëse do të jem, do të vazhdojmë në këtë rrugë. Gjithsesi, tavolinën e kemi lënë të hapur. Skuadra ka cilësi për të qenë optimistë për të ardhmen. Klasifikimi flet qartë, mendoj se kemi bërë një edicion të mirë. Ka keqardhje, sepse ndoshta dikush atje lart nuk na kë ndihmuar, kemi qenë pa fat në periudhën e fundit. Mund të bënim diçka të jashtëzakonshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë