Armando Broja u kthye në një çështje ditët e fundit, teksa përfundoi në tribunë për ndeshjen me Anglinë. Sulmuesi që na dha 6 pikë me 2 golat e shënuar në 2 ndeshjet me Hungarinë vinte pas një dëmtimi dhe trajneri Reja nuk e futi në 18-she për këtë arsye, siç tha ai vetë, ndërsa Salihi para ndeshjes pohoi se Broja ishte gati.
Një situatë që solli reagime të ndryshme, sepse Shqipëria realisht nuk e ka luksin të bëjë “kapriço” me një sulmues të tillë. Pati edhe zëra se sulmuesi ka thënë se nuk vjen në Kombëtare sa kohë të jetë Reja trajner, por kjo është në kuadrin e thashethemeve.

Vetë futbollisti së fundi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i jep zemër Kombëtares para ndeshjes me Andorrën, por nuk thotë asgjë për lënien në tribunë ndaj Anglisë, apo për marrëdhënien me trajnerin Reja.
“U uroj çunave suksese sonte! Një urim të veçantë e kam për të gjithë Tifozat Kuq e Zi për mbështetjen e madhe që na jepni gjithmonë. Të luftojmë për flamurin tonë, ne jemi Kuq e Zi, ne jemi Shqipëria. Forca”, – shkruan sulmuesi i Kombëtares dhe Çelsit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




