Për ndeshjen e fundit eliminatore të Botërorit të Katarit, që luhet sot në “Air Albania”, në orën 20:45, Shqipëria është e kushtëzuar nga mungesat e shumta. Ndaj Andorrës trajneri Edi Reja do të hedhë në fushë një formacion krejtësisht të ri në krahasim me atë që luajti ndaj Anglisë tri ditë më parë. Hysaj dhe Uzuni duket se janë të vetmit që kanë “mbijetuar” nga ajo ndeshje.
Të skualifikuar për shkak kartonësh janë mbrojtësi Ismajli, mesfushori Gjasula dhe sulmuesi Cikalleshi, kurse të dëmtuar janë Kumbulla, Veseli, Bare dhe Broja. Mungesa që ia diktojnë formacionin trajnerit Reja për ndeshjen e sotme, ku misioni është mbyllja e eliminatoreve me 18 pikë.

Në portë pritet që sot të kthehet Berisha, në mbrojtje do të jenë titullarë Mihaj, Dermaku dhe Hoxhallari. Për të vazhduar në mesfushë, ku alternativat janë më të pakta për qendrën. Laçi dhe Ramadani do të luajnë nga minuta e parë, bashkë me ta edhe Çekiçi ose Bajrami. Nga krahët pritet të luajnë Roshi dhe Hysaj.
Sulmin në këtë ndeshje trajneri italian do t’ia besojë Uzunit dhe Seferit, ky i fundit i thirrur në grumbullim një ditë pas ndeshjes me Anglinë, bashkë me Muçin dhe Çokajn. Me këtë 11-sh trajneri Reja do të synojë fitoren ndaj një kundërshtari të lehtë.
Formacioni i mundshëm ndaj Andorrës
Berisha
Mihaj Dermaku Hoxhallari
Roshi Laçi Ramadani Çekiçi Hysaj
Uzuni Seferi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




