Sokol Cikalleshi doli pak ditë më parë në konferencë shtypi, por të njëjtën gjë ka bërë edhe sot në Londër, ku foli për sfidën e nesërme me Anglinë, kryesuesen e Grupit I, ku Shqipëria bën pjesë dhe ka ende shpresa matematikore për vendin e dytë. Sulmuesi kavajas është munduar të motivojë sa më shumë shokët e skuadrës.
“Me Anglinë është një nga ndeshjet më të vështira, dihet kualiteti që ka kjo skuadër. Na duhet të bëjmë një nga ndeshjet më të mira, të përsërisim ato pak ndeshje që kemi ndaj ekipeve me kualitet. Kam parasysh ndeshjet me Portugalinë dhe Francën, të luajmë me shpirt gare dhe disiplinë taktike.
Pas Covid-it jam rikthyer më i fortë, e kam treguar edhe në Turqi. Do kem mbrojtësit më të mirë në botë përballë, por ky është futbolli, kjo është bukuria e tij. E rëndësishme është të shënojë ekipi. Do jetë një ndeshje e bukur, nuk do ndikohemi nga tifozët. Do mundohemi të nxjerrim më të mirën. Futbolli në ditët e sotme nuk varet vetëm nga kualiteti, por edhe nga shpirti që tregon në fushë. Kualiteti nuk fiton gjithmonë. Duhet të jemi të disiplinuar dhe të shfaqim gjakun tonë prej shqiptari në fushë”, – u shpreh mes të tjerash sulmuesi Cikalleshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




