Shendet

Mbërrijnë në vend mbi 74 mijë doza të vaksinës Pfizer

74.880 doza të vaksinës ‘Pfizer’, kanë mbërritur në vendin tonë si pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë, bën me dije Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në facebook.

‘Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.  Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.’- shkuan ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë