Dy lojtarët e parë që kanë dalë në konferencë shtypi në këtë grumbullim të Kombëtares, janë mesfushori Qazim Laçi, i cili rikthehet nga dëmtimi, dhe mbrojtësi Frederik Veseli, që pritet të luajë titullar në Angli, pasi mungon sërish Gjimshiti.
Të dy këta lojtarë kanë shprehur besimin për dy ndeshje pozitive me Anglinë dhe Andorrën. Qazim Laçi ka pohuar se konkurrenca është rritur në Kombëtare dhe se kjo sjell të mirat e veta. “Ndihem shumë mirë, kisha një dëmtim që e kalova shpejt dhe jam shumë i motivuar. Ndihem çdo herë krenar që vij në Kombëtar. Luajmë me një kundërshtar shumë të fortë dhe do të punojmë shumë këto dy-tri për të marrë një rezultat pozitiv.

Do jetë hera e parë që do të luaj në një stadiumin “Ëembley”. Kur vij me Kombëtaren emocionet janë të forta dhe jemi shumë të lumtur kur jemi këtu. Trajneri i bën zgjedhjet, konkurrenca e ekipit në këtë nivel që kemi arritur është shumë e madhe dhe kjo është diçka e mirë për ne. Në skema të ndryshme të trajnerit, lojtarët janë përshtatur. Luajme me ekipin finalist të EURO 2020 dhe po përgatitemi mendërisht dhe fizikisht për një ndeshje të mirë”, – tha Laçi.
Veseli ka pohuar kulaifikimi është ëndërr: “Ne besojmë dhe më tepër se mrekulli, është një ëndërr. Kemi pak shanse dhe do të japim maksimumin. Na ka mbetur peng ndeshja me Poloninë, ku kemi pasur vërtetë mundësinë për të marrë të paktën një pike. Me Anglinë besoj kemi bërë një paraqitje të mire në ndeshjen e parë. Gati të gjithë lojtarët e mbrojtjes luajnë në Serinë A, një kampionat ku niveli është shumë i mirë.
Është kënaqësi të luash kundër Kejn dhe të tjerëve. Secili të japë maksimumin e vet dhe ne të gjithë e dimë se kush luan më mirë dhe kush ka më shumë fat, e fiton ndeshjen. Nëse punon mirë, mund t’ia dalësh, por ndikojnë shumë dyluftimet, secili duhet të marrë përgjegjësitë dhe të luajë një kundër një. Më e rëndësishme për t’u mbrojtur kundër lojtarëve të Anglisë do të ishte të pranonim dyluftimin individual. Mungesën e Gjimshitit e vuajmë, pasi Berati është një lojtar me shumë cilësi, por ne e kemi rritur nivelin e Kombëtares dhe mund ta zëvendësojmë njëri-tjetrin”.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




