Shendet

Nga duhanpirja tek estrogjeni, pse COVID19 prek më shumë meshkujt dhe me pasoja më të rënda sesa femrat

Në Itali, 57% e njerëzve që kanë vdekur nga Covid janë meshkuj.

Por pse burrat vdesin më shpesh nga Covid?

“Para së gjithash, le të mendojmë për infeksionet – përgjigjet Fabrizio Pregliasco, virolog në Universitetin e Milanos.

Shkaku duhet të gjendet fillimisht tek faktorët social: burrat ende punojnë jashtë shtëpisë më shumë se gratë dhe për këtë arsye kanë kontakte potencialisht të rrezikshme.

Ata janë më pak të vëmendshëm ndaj higjienës personale; ende kanë tendencë për të pirë duhan më shumë se gratë (në popullatën mbi 15 vjeç, duhanpirësit meshkuj janë 25.9%, femrat 15.8%) dhe duhani përfaqëson një faktor rreziku për tu sëmurur dhe gjithashtu për të zhvilluar një situate klinike më të rëndë.

Gratë gjithashtu shfaqin sëmundje kardiovaskulare me të paktën 10 vjet vonesë në krahasim me burrat, falë mbrojtjes që u ofron estrogjeni të paktën deri në menopauzë.

Në rastin e Covid-it, deri në moshën 50-60 vjeç, gratë mbrohen më mirë nga pasojat e rrezikshme. “Dhe për më tepër, gratë, siç e dimë, tradicionalisht janë më të ndërgjegjshme për shëndetin dhe vaksinohen më shumë në numër se burrat, 55% e vaksinave në fakt janë përdorur nga gratë këtë verë”, thotë virologu italian.

Por burrat dhe gratë ndryshojnë edhe në një mënyrë tjetër: Gratë zhvillojnë përgjigje më të mëdha imune ndaj patogjenëve, duke përfshirë viruset, kjo është arsyeja pse janë më pak të ndjeshme ndaj infeksioneve kontraktuese të mikroorganizmave. Dhe sipas të dhënave të EpiCentro, burrat dhe gratë gjithashtu reagojnë ndryshe ndaj vaksinimeve: gratë zhvillojnë përgjigje më intensive, shpesh dyfishi i atyre të burrave.

Përshtati në shqip/ Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë