Politike

Kadilli: FRPD të refuzojë sjelljen prej padroni të Bashës, por të mos gjeje shpëtim edhe tek Berisha

Fatbardh Kadilli e cilëson ndërhyrjen e organeve zyrtare të PD-së në zgjedhjet për FRPD një akt flagrant, por në këtë debat ai sheh fajtor dy palë si Bashën ashtu edhe Berishën.

Kadilli këshillon që ky forum të mbetet i lire, dhe të ketë mision përhapjen e ideve të djathta.  

“Ndërhyrja në FRPD, një tjetër akt flagrant nga Kryetarokrati Basha.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike duhet të kthehet në organizatë demokratike europiane, dhe jo të mbetet organizatë e tipit sovjetik të “levës së partisë”. Forumi nuk duhet të jetë një strukturë burokratike me “udhëheqës” të rëndë. Forumi duhet të jetë një bashkim i lirë, pa burokraci, i të rinjve që kanë mision përhapjen e ideve të djathta dhe nxitjen e rinisë të marrë pjesë në politikë.

Të rinjtë demokratë duhet ta refuzojnë sjelljen prej padroni të Bashës, por nuk duhet ta kërkojnë shpëtimin tek një tjetër padron. Ata duhet të tregojnë se janë njerëz të lirë, në mendësi dhe në veprime. Ata duhet të tregojnë se janë brezi që do e çojë vërtet PD-në drejt të ardhmes europiane”, shkruan Kadilli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë