Kombetarja

Reja publikon listën për Anglinë dhe Andorrën, jashtë Manaj dhe Gjimshiti

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur sot listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit të Katarit me Anglinë dhe Andorrën. Në listë bie menjëherë në sy mungesa e Berat Gjimshitit dhe Rei Manajt, ndërkohë që rikthehen Doka dhe Laçi.

Berat Gjimshiti sapo ka lënë pas dëmtimin dhe luajti një pjesë loje në Champions me Atalantën ndaj Mançester Junajtid, por duket se trajneri Reja nuk ka dashur të rrezikojë me të dhe e ka lënë jashtë liste.

Lista e Kombetares per 2 ndeshjet e fundit. Gazeta Si, 6 nentor 2021

Mungon, ashtu sikurse ishte paralajmëruar, sulmuesi Rei Manaj, i cili nuk po luan me Specian dhe është jashtë forme. Trajneri italian ka grumbulluar këtë herë 4 sulmues, Brojën, Cikalleshin, Uzunin dhe Balajn. Mungon edhe Abrashi për shkak të gjendjes jo të mirë fizike. Vetë trajneri Reja do t’i shpjegojë zgjedhjet e kësaj radhe në konferencë shtypi ditën e hënë.

Kombëtarja do të grumbullohet të hënën në Durrës. Ndeshja me Anglinë luhet më 12 nëntor, kurse 3 ditë më pas është ajo me Andorrën. Kuqezinjtë mbajnë vendin e tretë në Grupin I, me 15 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë