Treg

Pasagjerët që fluturuan gjatë shtatorit 15% më shumë se në 2019-n. Wizz Air operatori më i madh

Numri i pasagjerëve që fluturuan përmes Aeroportit të Rinasit në shtator të këtij viti arriti në 390 mijë, duke kaluar nivelet e 2019-s me 15%, sipas të dhënave nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Me rritje të ndjeshme ishin fluturimet përmes charter-ave, përmes të cilëve lëvizin turistët që vijnë në vend nga agjencitë turistike. Me charter fluturuan gjithsej 64 mijë pasagjerë, me rritje prej 33% në krahasim me 2019-n dhe 327% në raport me shtatorin 2020. Përmes charter-ave u realizuan 17% e fluturimeve në shtator.

Operatori më i madh në treg për muajin shtator është WIZZ Air, përmes të cilit kanë udhëtuar 40% e pasagjerëve.  Operatori i dytë më i madh është Air Albania, që në shtator 2021 kishte 9% të tregut.

I tregti është Alba Wings me 6% të tregut.

Renditjen e vijon Lufthansa me 6% dhe Austrian Airlines me 4%.

Në 2020-n, numri i pasagjerëve që fluturuan nga dhe drejt Rinasit ra me më shumë se 60%. Tregu është rikuperuar ndjeshëm këtë vit dhe nga muaji gusht numri i pasagjerëve po i tejkalon dhe nivelet e para pandemisë. Shqipëria edhe gjatë vitit të shkuar, njësoj si sivjet, nuk ka pasur kurrë kufizime lëvizjeje, përveç se në periudhën e karantinimit të plotë. Shqiptarët dhe të huajt kanë lëvizur lirisht brenda dhe jashtë Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë