Moti

Të shtunën ngrohtë, por dhe shi

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe masavae ajrore të nxehta nga  Afrika duke kushtëzuar mot relativisht të paqëndrueshëm në vendin tonë.

Nesër ( të shtunën) moti do të jetë me vranësira mesatare  deri të dendura , reshje të izoluara në veri-perëndim. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të larta.  Temperaturat:

Zona malore        12/22°C
Zona e ulët          14/28°C
Zona bregdetare  17/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë