Sëmundjet e zemrës janë shkaku numër një i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, duke marrë rreth 659,000 jetë çdo vit. Zgjedhjet ushqimore kanë një ndikim të madh në rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, me ushqime të skuqura, me yndyrë dhe me sheqer, të gjitha të lidhura dukshëm me gjendjen kronike por një studim i ri ka zbuluar se nuk është vetëm ajo që hani. Në fakt, mënyra se si i hani ato vakte mund të jetë një kontribues i madh në shanset tuaja për të zhvilluar sëmundje të zemrës.
Një studim i vitit 2021, i botuar në “Menopause”, Revistë Amerikane zbulon se, tek gratë e moshuara, të ngrënit vetëm lidhet ndjeshëm me rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Për të kryer studimin e tyre, studiuesit nga shkollat e infermierisë në Universitetin Katolik të Koresë, Universiteti i Ulsanit dhe Universitetit Semyung shqyrtuan të dhënat për 590 gra të moshës 65 vjeç e lart, të cilat u mblodhën si pjesë e Ekzaminimit Kombëtar Korean të Shëndetit dhe të Ushqyerjes.
Ajo që studiuesit zbuluan ishte se gratë që hanin më shumë se dy vakte në ditë vetëm, pa asnjë njeri kishin 2.58 herë më shumë gjasa të zhvillonin anginë, një formë dhimbjeje gjoksi e shkaktuar nga një reduktim i rrjedhjes së gjakut në zemër, sesa ato që hanin dy ose më shumë vakte në ditë me te tjerë. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, angina shpesh shoqërohet me sëmundje koronare të zemrës dhe sëmundje koronare mikrovaskulare.
“Megjithatë, mund të mos jetë ekskluzivisht vetmia ajo që i nxit këto raste të sëmundjeve të zemrës”, shpjegojnë studiuesit e studimit.
Grupi i të moshuarave që zakonisht hanin vetëm kishin “njohuri më të dobëta ushqimore”.
“Duke pasur parasysh se gratë jetojnë më gjatë se burrat, gjetja e mënyrave për gratë e moshuara që janë të izoluara nga shoqëria për t’u angazhuar dhe për të krijuar lidhje shoqërore kuptimplote mund të përmirësojë jo vetëm ushqimin e tyre, por edhe shëndetin e tyre të përgjithshëm, duke ulur njëkohësisht kostot e kujdesit shëndetësor”, thotë Stephanie Faubion, doktor.
Burimi: Eat this, not that. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje