Media Galeri

‘Mos lejoni që bota të bëhet më hot se Johnny Depp’

Greta Thunberg, adoleshentja aktiviste e mbrojtjes së natyr ës ka drejtuar një protestë kundër COP26 në Glasgou, Irlandë. Sipas saj samiti po propagandon sikur zgjidhjet që ofrohen janë eco-friendly, por asnjëra nga vendet që cilësohen si ndotësit më të mëdhenj në botë nuk kanë rënë dakord.

Bashkë me Gretën, në protestë kanë dalë qytetarë, të rinj dhe punonjës të mirëmbajtjes së natyrës dhe mjediseve publike.

Aktivistja e cilëson COP26 si një event me mesazhe të miksuara dhe pas daljes nga takimi ku ajo ishte e ftuar tha se në samit ka shumë fjalë dhe pak vepra.

Presidenti i COP26, Alok Sharma u ka kërkuar negociatorëve për klimën që të përshpejtojnë punën e tyre, në mënyrë që draft propozimet për trajtimin e ndryshimeve klimatike të jenë gati për ministrat që do të mbërrijnë javën e ardhshme.

Aktivistët e të rinjve janë paraqitur gjithashtu si pjesë e programit të konferencës zyrtare, me fituesen pakistaneze të Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai.

Diskutimet e samitit pritet të zgjasin deri më 12 nëntor ose dhe më tej. Pjesë e takimit janë liderët botërorë të G20 dhe BE.

Burimi: WallStreet Journal/Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë