Ata që nuk janë vaksinuar rrezikojnë të infektohen 6 herë më shumë se ata të vaksinuar nëse janë nën moshën 39 vjeç dhe rreth 4 herë më shumë nga 40 vjeç e lart.
Analiza e Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, e realizuar duke llogaritur incidencën e rasteve të reja pozitive me Covid 19 në 100,000 banorë, e bindi qeverinë në nevojën për t’i dhënë një shtysë të re fushatës së vaksinimit drejtuar nga Francesco Paolo Figliuolo.
Lëvizja do të ketë një rrugë të dyfishtë: përpjekje për të bindur miliona italianë ende ngurrues për t’u vaksinuar dhe në anën tjetër përshpejtimi për dozën e tretë të vaksinës.
Duke pasur parasysh se të dhënat e vendeve të tjera që kanë administruar më herët vaksinat si Izraeli, tregojnë se pas disa muajsh efekti i vaksinave fillon të zbehet është parë e nevojshme që të planifikohet doza e tretë, siç po bëhet edhe në Itali me ata që janë më shumë se 60 vjeç.
Në Gjermani, ku vetëm 66.8% e banorëve morën dozën e dytë, Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn bëri thirrje për masa kufizuese për t’u marrë me “pandeminë e të pavaksinuarve, e cila është e madhe”.
Në Itali situata është ende nën kontroll, por qeveria po përpiqet të ndalojë vrullin e virusit para se të mbërrijë i ftohti dhe mbi të gjitha periudha e festave të dhjetorit kur mundësitë për shoqërim dhe për rrjedhojë edhe për infektim janë më të mëdha.
Pershtati ne shqip/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje