Shendet

Europa në valën e katërt të pandemisë, EMA: Doza e tretë, hapi tjetër

“Tashmë jemi në valën e katërt të pandemisë”. E thotë qartë Marco Cavaleri, menaxher i vaksinave në Agjencinë Evropiane të Barnave, sipas të cilit “situata epidemiologjike e Covid në Evropë është shumë shqetësuese”.

“Për këtë arsye, – nënvizon Cavaleri, – është absolutisht e rëndësishme që të gjithë të vaksinohen, sepse askush nuk mund të mbrohet derisa të gjithë ta bëjnë një gjë të tillë. Të gjitha masat paraprake duhet të ndiqen me kujdes”.

Në dhjetor procesi i vaksinimit mund të përfshijë edhe fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç. Deri atëherë priten përfundimet mbi administrimin e vaksinës Pfizer-Biontech për atë grupmoshë.

Në Itali është Komisioneri i Emergjencës antiCovid, Francesco Figliuolo ai që bën thirrje për përshpejtim të vaksinimit, duke u bërë thirrje rajoneve të përshpejtojnë dozën e tretë për ata mbi 60 vjeç, të dobëtit dhe punonjësit shëndetësorë, të cilët ende nuk janë paraqitur për këtë fazë.

EMA, agjencia evropiane e barnave njofton se doza e tretë për popullatën e përgjithshme ka të ngjarë të jetë hapi tjetër.

Ndërkohë deri në fund të vitit nisja për dozën e tretë do të bëhet për të gjithë ata që janë mbi 50 vjeç.

Në dhjetor, do të dalin përfundimet edhe për vaksinën Pfizer për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç, tashmë e autorizuar nga FDA në Shtetet e Bashkuara.

“Besoj se EMA mund të arrijë në një vlerësim dhe më pas miratim deri në fund të muajit ose gjysmën e parë të dhjetorit”, thotë presidenti i Këshillit të Lartë Shëndetësor, Franco Locatelli  

“Le ta heqim qafe konceptin e gabuar, është absolutisht një vaksinë e sigurt, nuk është rastësi që mori miratimin e menjëhershëm si nga FDA ashtu edhe nga CDC”.

Për momentin vetëm 29% e njerëzve që janë përfshirë për fazën e tretë kanë marrë dozën.

Një përqindje pak më e lartë, rreth 33%, për ata që kanë probleme me imunitetin.

Pershtati ne shqip/Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë