Shendet

Vaksina e HPV redukton kancerin e qafës së mitrës me 90%

Vaksina e papillomavirusit njerëzor, ose HPV, po zvogëlon rastet e kancerit të qafës së mitrës me gati 90%, tregojnë të dhënat e para të botës reale. Shoqata “Cancer Research” në Mbretërinë e Bashkuar i përshkroi gjetjet si “historike” dhe tha se vaksina po shpëtonte jetë. Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga ky virus dhe shpresa e vetme për ta anashkaluar është se vaksinimi mund ta eliminojë sëmundjen. Studiuesit thanë se ata që ishin të vaksinuar mund të mos kenë nevojë për më pak teste për kancerin e qafës së mitrës. Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë në mbarë botën, duke vrarë më shumë se 300,000 njerëz çdo vit.
Pothuajse nëntë në 10 vdekje ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku ka pak akses në trajtimin e kancerit të qafës së mitrës. Më shumë se 100 vende në botë kanë filluar përdorimin e vaksinës si pjesë e planeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për t’iu afruar eliminimit të kancerit të qafës së mitrës.
Në Mbretërinë e Bashkuar, vajzave u ofrohet vaksina nga mosha 11 deri në 13 vjeç, në varësi të vendit ku jetojnë. Vaksina u ofrohet edhe djemve që nga viti 2019. Studimi, i botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, shqyrtoi atë që ndodhi pasi vaksina u prezantua për vajzat në Angli në vitin 2008. Ato tashmë janë në moshën 20 vjeç. Studimi tregoi një reduktim prej 87% të kancerit të qafës së mitrës. Në përgjithësi, studimi vlerësoi se programi HPV ka parandaluar rreth 450 kancere dhe 17,200 pre-kancere.
Burimi:BBC/Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë