Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) ka deklaruar se aroma terapia që ndikuar një sëmundje të rrallë tropikale. Sipas ekspertëve të CDC mjekët duhet të jenë në vëzhgim për simptomat e “melioidozës” – një infeksion i vështirë për t’u diagnostikuar i shkaktuar nga bakteri “Burkholderia pseudomallei” dhe duhet të pyesin pacientët nëse ata kanë përdorur aromaterpi.
Muajin e kaluar, CDC tha se kishte gjurmuar rastin e një infeksioni fatal në Gjeorgji nga një spraj që përdoret për aroma terapi. Tre raste të tjera, në Kansas, Minesota dhe Teksas, ishin gjenetikisht të lidhura me rastin e Gjeorgjisë dhe pacienti në Kansas gjithashtu kishte vdekur.
Ngjarja i kishte konfuzuar mjekët sepse melioidoza, një sëmundje tropikale, zakonisht lidhet me udhëtimin dhe asnjë nga të infektuarit nuk kishte udhëtuar.
“Testimi për praninë e B. pseudomallei është duke u zhvilluar për pesë aromat që përdoren në këtë terapi si ajo e “Limon & Mandarin”, “Lavender”, “Mente”, ” Eukalipt” dhe “Dru Sandali dhe Vanilje”,”thuhej në deklaratën e CDC.
CDC lëshoi një alarm shëndetësor dhe duhet të vëzhgojnë njerëzit me simptoma duke përfshirë një infeksion akut ose kronik të lokalizuar që mund të përfshijë temperaturë të lartë, dhimbje trupi, dhimbje koke, si dhe abscesin në mëlçi, mushkëri dhe shpretkë.
Pacientët duhet të pyeten në lidhje me ekspozimin e mundshëm ndaj trajtimeve të aroma terapisë. Gjatë muajit të shkuar CDC dha udhëzime specifike për të eliminuar produkte jo të pa licencuara për këtë terapi.
“Njerëzit që kanë aromën “Lavender & Chamomile” ose ndonjë nga aromat e tjera duhet të marrin masat për ndalimin e përdorimit të këtij produkti. Mos e hapni shishen dhe kthejeni në dyqanin ku e keni blerë,” thuhet më tej në udhëzimin e CDC.
Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje