Politike

PD, 7 pyetje për buxhetin; Si do të paguhen detyrimet nga Arbitrazhi, inceneratorët dhe pronarët

Partia Demokratike, përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, i adresoi 7 pyetje Ministres së Financave gjatë debatit për buxhetin në komisionin e Ligjeve lidhur me faktin se si do të paguhen 450 milionë euro pas vendimeve të gjykatave të arbitrazhit, 18 milionë euro të tjera për inceneratorët, 6 miliard lek për pronarët dhe të përndjekurit.

“Keni parashikuar lidhur me KLGJ KLP shtesë fondi për vitin 2022 për shkak se sipas parashikimeve kushtetuese atyre u shtohet një aksion ligjor që është zhvillimi i vettingut? Nëse po, sa?

 Thatë që keni dyfishuar mbështetje financiare për SPAK. Mund ta dimë cila ka qenë arsyeja apo justifikimi të mbështetjes financiare për SPAK.

Në total për arbitrazhin 450 milionë euro. Çfarë keni parashikuar ju, lidhur me detyrimin për të paguar këto vendime të gjykatave të arbitrazhit.

 Në lidhje me të dëmshpërblimin e të përndjekurve dhe pronarëve. Ju thatë se për të përndjekurit janë vendosur 1 miliard lekë. Me këto ritme 1 miliard lek për të përndjekurit dhe 5 miliard lek për pronarët, keni bërë parashikim se për sa vite në të ardhmen shteti shqiptar do të mundet të shpërblejë dhe dëmshpërblejë të përndjekurit dhe pronarët?

Nga projektbuxheti keni parashikuar 13 PPP. A mund ta dimë cilat janë? Kanë një emër, një objekt se për çfarë bëhet fjalë?

Keni parashikuar në buxhet se nga 2 PPP-të, bëhet fjalë për dy inceneratorët Elbasani dhe Fieri keni parashikuar se në vitin 2022 do të jepni, 18 milionë euro. Për çfarë jepen?”, ishin pyetjet e adresuara publikisht nga PD  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë