Më shumë se 100 liderë botërorë kanë nënshkruar t’i japin fund shpyllëzimit deri në vitin 2030, në marrëveshjen e parë të madhe të samitit të klimës COP26 ku një ndër vendet që kanë nënshkruar është edhe Shqipëria.
Premtimi për shpyllëzim përfshin pothuajse 19.2 miliardë dollarë fonde publike dhe private.
Ekspertët e mirëpritën këtë marrëveshje por kujtojnë se një marrëveshje e tillë në vitin 2014 kishte “dështuar të ngadalësonte shpyllëzimin”.
Ndërkohë, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, i cili po organizon takimin global në Glasgow, tha se “më shumë liderë se kurrë më parë”, gjithsej 110 kishin bërë angazhimin e madh.
Vendet që kanë nënshkruar duke përfshirë Kanadanë, Brazilin, Rusinë, Kinën, Indonezinë, Republikën Demokratike të Kongos, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe mbulojnë rreth 85% të pyjeve të botës.
Një pjesë e fondeve do të shkojnë në vendet në zhvillim për të rivendosur tokat e dëmtuara, për të trajtuar zjarret dhe për të mbështetur komunitetet indigjene.
Qeveritë e 28 vendeve u angazhuan gjithashtu duke thënë se do të heqin dorë nga shpyllëzimi për tregtinë globale të ushqimit dhe produkte si vaji i palmës, soja dhe kakaoja.
Shumë vende presin pemët për të krijuar hapësira për të kullotur kafshët ose për të rritur të korrat.
Simon Lewis, një ekspert për klimën dhe pyjet tha se është një lajm i mirë që do të kemi një angazhim politik për t’i dhënë fund shpyllëzimit nga kaq shumë vende dhe fonde të konsiderueshme për të ecur përpara me këtë problem.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.