Shendet

Roli i gjeneve në infektimin me Covid-19

SARS-CoV-2 ka shumë gjasa të transmetohet nga një person te anëtarët e familjes së tyre. Një studim i vitit të shkuar tregon që ka 16,9% shanse që Covid-19 të transmetohet nga kontaktet shtëpiake. Megjithatë, disa njerëz nuk e zhvillojnë infeksionin edhe pas kontaktit të zgjatur me anëtarët e familjes që e kanë atë. Kjo tregon që këta njerëz mund të jenë rezistent ndaj infeksionit SARS-CoV-2 dhe faktorët gjenetikë dihet se luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e përgjigjes ndaj sëmundjeve infektive.
Një përmbledhje e fundit e publikuar në revistën “Nature ImmunologyTrusted Source” përmbledh provat aktuale rreth faktorëve gjenetikë që mund të shpjegojnë ndryshueshmërinë në përgjigjen individuale ndaj infeksionit SARS-CoV-2.
Paul Bastard, një student doktorature në Institutin Imagine, në Paris dhe një bashkëpunëtor në “Përpjekjet Gjenetike Njerëzore të Covid-19”, shpjegoi rëndësinë e identifikimit të gjeneve që mund të japin rezistencë natyrore kundër SARS-CoV-2.
“Kjo do të ishte me rëndësi të madhe, pasi mund të ndihmonte në identifikimin e rrugëve të sakta në luftën kundër COVID-19. Mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë sëmundshmërinë e COVID-19. Përveç kësaj, ajo mund të çojë potencialisht në zhvillimin e terapive të reja,” shtoi profesori.

Studimet e mëparshme kanë treguar se posedimi i disa varianteve gjenetike mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj tuberkulozit. Këto gjene përgjithësisht kodojnë proteinat që janë të përfshira në përgjigjen imune.
Në mënyrë të ngjashme, shkencëtarët kanë gjetur mutacione në gjenet që përfshihen ose ndikojnë në përgjigjen e interferonit të tipit 1 te njerëzit me COVID-19 të rëndë. Interferonet e tipit 1 janë lajmëtarë të rëndësishëm kimikë në sistemin imunitar dhe janë vendimtare për përgjigjen tonë ndaj infeksioneve. Shkencëtarët kanë identifikuar disa gjene që potencialisht mund të japin rezistencë ndaj infeksionit SARS-CoV-2.
Virusi hyn në qelizat njerëzore duke u lidhur me proteinën e enzimës konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2), e cila gjendet në sipërfaqen e një shumëllojshmërie të gjerë qelizash. Një studim i fundit tregoi se një variant i rrallë gjeni i vendosur afër gjenit ACE2 lidhet me një rrezik më të ulët të infeksionit SARS-CoV-2 dhe sëmundjeve të rënda. Për më tepër, studimi tregon se këto efekte mbrojtëse mund të rezultojnë nga aftësia e gjenit të variantit për të reduktuar shprehjen e ACE2 dhe në këtë mënyrë, të ndikojë potencialisht në hyrjen e SARS-CoV-2.
Autorët e studimit të botuar në “Nature Immunology Trusted Source” aktualisht po kryejnë një studim për të karakterizuar gjenet që mund të japin rezistencë ndaj infeksionit SARS-CoV-2 dhe të propozojnë një strategji të re për trajtimin e sëmundjes nga virusi.
Nikolai Klebanov, nga Programi i Rezidencës së Dermatologjisë në Harvard, Boston tha se studimi i lidhjes gjenetike me virusin mund të zbulojë më shumë për rezistencën imunitare të individëve.
“Kjo mund të lejojë zhvillimin e barnave ose vaksinave të reja, të synuara për COVID-19, si dhe të analizojë më mirë popullatat që janë të cenuara”, shtoi Klebanov.
Burimi: MedicalNews/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë