Mjedis

Përmbytjet, zjarret dhe thatësirat, si mund të duket planeti ynë me 3 gradë më shumë

Raporti i fundit nga IPCC, “International panel on climate change” (Paneli Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike), është i qartë.

Në skenarin aktual, bota po shkon drejt një ngrohjeje të temperaturës mesatare të tokës prej gati 3 ° Celsius deri në fund të shekullit në krahasim me epokën para-industriale.

Çfarë do të thotë kjo për planetin dhe për ata që e banojnë atë (kushtëzimi është i domosdoshëm)?

Sipas një studimi ndërkombëtar të publikuar nga revista shkencore “Science”, një fëmijë 7-vjeçar, sot do të përjetonte dy herë më shumë zjarre dhe ciklone tropikale, 3 herë më shumë përmbytje lumenjsh, 4 herë më shumë dështime të të korrave, 5 herë më shumë thatësira dhe 36 herë më shumë valë të nxehtit, sesa dikush që ka jetuar në kushte klimatike para-industriale.

Ngritja e nivelit të deteve

Mund të verifikohet shkrirja e akujve të shtresës së masave gjigante të Antarktidës dhe për pasojë niveli i detit do të ngrihej me 0,5 centimetra në vit deri në vitin 2100 (studimet e publikuara në revistën “Nature”).

Tetë nga 10 qytetet më të mëdha në botë janë bregdetare dhe për këtë arsye janë me rrezik shumë të lartë. Qindra miliona njerëz do të zhvendoseshin nga shtëpitë e tyre në rast të një risku.

Ditë në 50 ° C

Numri i ditëve jashtëzakonisht të nxehta, pra kur temperatura i kalon 50 gradë celsius, është dyfishuar në mbarë botën që nga vitet 1980. Dekada e fundit ka qenë më e nxehta në histori, ose të paktën që kur janë matur temperaturat, dhe kjo dekadë është në rrugën e thyerjes së këtij rekordi. Natyrisht, situata do të përkeqësohet në skenarin e një të nxehti në + 3 °.

Gati 300 milionë europianë, ose më shumë se gjysma e popullsisë së BE-së, do të ekspozoheshin ndaj valëve intensive të të nxehtit çdo vit, krahasuar me rreth 10 milionë të prekur sot (Komisioni Europian).

Vdekja e koraleve

Oqeanet thithin pjesën më të madhe të nxehtësisë së tepërt të bllokuar në atmosferë nga gazrat serrë dhe ndërsa ngrohen, fauna detare preket e gjallë.

Valët e të nxehtit detar kërcënojnë veçanërisht shkëmbinjtë koralorë dhe bimët si dhe kafshët që varen prej tyre.

Në + 3 °, 99 për qind e Reef Barrier të Australisë, për shembull, do të humbasë: e ngordhur ose e zhdukur (Akademia Australiane e Shkencave).

Amazonë = savanë

E ardhmja duket e frikshme për mushkëritë e gjelbra të planetit: sipas modeleve të ndryshme të parashikimit, midis 30% dhe 60% e pyjeve tropikale të Amazonës, mund të kthehet në një savanë, ose shkretëtirë, për shkak të shpyllëzimit, që do të sillte pasoja katastrofike për klimën e botës (Instituti Brazilian i Kërkimeve Hapësinore).

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë