Shendet

“Imuniteti kolektiv nuk është dhuratë, por fitohet mes takimit me virusin apo me vaksinën”

Nga Laidon Shapo –Takimi me virusin jep mbrojtje të gjatë por ka kosto të lartë shëndetësore dhe ekonomike për një pjesë  popullatës (sidomos ata me probleme shëndetësore, moshat mbi 70 dhe personat me imunitet të dobët).

Vaksinimi jep mbrojtje që kërkon rikujtesë që të funksionojë për një kohë të gjatë ama kostot i ka të ulëta me pak efekte anësore. Kjo pandemi ka nxjerrë në pah shumë gjëra, por një prej tyre është që gjendet në pozicion më të mirë një popullatë që ka rënë në kontakt me virusin (në 30-50%), që ka marrë vaksina të çerifikuara (50-70%) dhe qe vazhdon të aplikoje ca masa parandaluese siç janë maskat në ambiente të mbyllura ose ku ka grumbullime njerëzish.

Mjeku Laidon Shapo

Dozat përforcuese duhen gjithashtu pas 6 muajsh nga doza e dytë dhe me prioritet grupet risk, ashtu siç do filluar aplikimi i vaksinës kundër gripit stinor, përseri te gupet risk fillimisht.

Përqindjet sa më lart janë thjesht ilustruese, por në mendimin tim kanë rëndësi për të kuptuar pse disa vende kanë me pak raste, shtrime spitalore dhe vdekje në krahasim me disa të tjera pavarësisht niveleve krahasimore vaksinore.

Si përfundim: kundër Deltës apo varianteve të reja të këtij virusi, funksionon vetëm një nivel i lartë mbrojtjeje në nivel popullate, i cili fatkeqësisht kërkon kohën e vetë dhe bashkëveprim në gjithë nivelet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë