Bota

Erdogan kërcënon të dëbojë nga Turqia 10 ambasadorë perëndimorë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka kërcënuar se do të dëbojë ambasadorët në Turqi nga Kanadaja, Franca, Finlanda, Danimarka, Gjermania, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia dhe SHBA.

“I thashë ministrit tonë të Brendshëm se ne nuk mund t’ia lejojmë vetes luksin për të pritur këta njerëz në vendin tonë”, - tha Erdogan, duke iu referuar dhjetë ambasadorëve, raporton “Anadolu Agency”.

Krerët e misioneve diplomatike paraqitën një deklaratë të përbashkët më 18 tetor për lirimin e filantropit turk Osman Kavala në burg që nga viti 2017.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria e Jshtme turke, thuhet se këtë mëngjes, në ministri u thirrën ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Holandës, Suedisë, Kanadasë, Norvegjisë dhe Zelandës së Re në Ankara.

"Ambasadorëve/të ngarkuarve me punë të këtyre vendeve u është përcjellë se këto deklarata nëpërmjet medias sociale lidhur me një proces ligjor që zhvillohet nga gjyqësori i pavarur, janë të papranueshme dhe tejkalojnë kufijtë, se refuzohet kjo deklaratë me të cilën bëhen përpjekje për të politizuar procesin gjyqësor dhe për të ushtruar presion mbi gjyqësorin turk dhe se deklaratat në fjalë janë në kundërshtim me demokracinë, gjyqësorin e pavarur dhe mbizotërimin e ligjit të cilat ambasadorët pretendojnë se i mbrojnë", thuhet në deklaratën e ministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë