Shendet

FDA mund të ulë fashën e moshës për dozën e tretë deri në 40 vjeç

Administrata e Barnave dhe Ushqimeve në SHBA, mendohet të uli fashën moshore për dozën e tretë deri në 40 vjeç. CNN raporton se burimet kanë konfirmuar që ky vendim do të merret së shpejti.

Muajin e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi dozën e tretë për njerëzit e moshës 65 vjeç e lart që ishin vaksinuar totalisht 6 muaj më parë.  Për të rinjtë, FDA autorizoi vaksinën vetëm për grupe të caktuara si ata me probleme shëndetësore ose ata që punojnë në vende me rrezik për transmetueshmëri të lartë të Covid-19.

Nëse FDA përfundimisht mbështet uljen e moshës për dozat e treta, plani do të shkojë në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për nënshkrimin e tij. Ndërsa afrohen muajt e ftohtë, ekspertët kanë paralajmëruar se mënyra më e mirë për të kontrolluar përhapjen e Covid-19 është përmes vaksinimit. Por ka pasur pengesa që arrijnë nivelin e shumicës dërrmuese të popullsisë që nevojitet për t’u vaksinuar.

“Po, vaksina ju mbron, por ajo që ju mbron më shumë është nëse të gjithë rreth jush janë po ashtu të vaksinuar”, ka thënë analistja mjekësore Leana Wen.

Për popullatat e rrezikuara, ekspertët kanë thënë se një dozë përforcuese mund të jetë e dobishme në ruajtjen e mbrojtjes ose arritjen e niveleve të përshtatshme të antitrupave për njerëzit që nuk mund të sigurojnë një përgjigje të mjaftueshme imune me dozat e tyre fillestare.

Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë