Shendet

Britania e Madhe rekord vdekjesh nga COVID19, qysh prej muajit mars

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar numrin e saj më të lartë të vdekjeve nga Covid për shtatë muaj, pasi 223 u regjistruan brenda 28 ditëve.

Shifrat zyrtare të vdekjes publikohen si nga data kur raportohet vdekja ashtu edhe nga data kur ka ndodhur vdekja. Vdekjet sipas datës së raportuar janë shpesh relativisht më të larta të martave për shkak të “efektit të fundjavës”, në të cilin raportimi kap vonesa gjatë ditëve të mëparshme.

Janë raportuar 43,738 raste të tjera të koronavirusit, pak më pak se shifra e së hënës, megjithëse shtrimet në spitale vijojnë të rriten me 10% në javë, duke arritur në 921.

Pas një shtatori të trazuar, rastet e reja janë rritur në mënyrë të qëndrueshme në tetor me normat e Covid, që rriten në mesin e nxënësve të shkollave të mesme kryesisht të pavaksinuar, dhe infeksionet përhapen në grupmoshat më të vjetra, që janë kategoria më e prekshme.

Përhapja e infeksioneve përtej të rinjve ka rritur rastet tek ata të moshës 50 vjeç e lart, një prirje që ka filluar të shtojë shtrimet në spital dhe numrin e vdekjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë