Në varësi të ashpërsisë së simptomave, shumica e individëve shërohen nga COVID-19 brenda 3-4 javëve të para pas infektimit me Covid-19, megjithatë një numër i konsiderueshëm individësh përjetojnë simptoma të gjata të Covid-19.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mos përcaktimi i saktë i gjendjes post Covid ka ndikuar negativisht në sistemet shëndetësore. OBSH ka deklaruar se mungesa e një përkufizimi të standardizuar dhe terminologjie të qëndrueshme për post-COVID-19 kanë qenë pengesa për studiuesit që studiojnë gjendjen duke nxitur edhe gjetjen e trajtimit klinik. OBSH kohët e fundit publikoi një përkufizim të rastit klinik për të adresuar këtë çështje. OBSH thotë se ky përkufizim i standardizuar i rastit klinik do të ndihmojë klinicistët të identifikojnë pacientët më lehtë dhe t’u ofrojnë atyre kujdesin e duhur.
Sipas OBSH mungesa e përkufizimit formal të gjendjes post-covid ka nxitur dhe mospërputhje mes protokolleve shëndetësore dhe grupeve studimore.
Për shembull, ka një mungesë konsensusi për kohën e shfaqjes dhe kohëzgjatjes së simptomave pas COVID-19. Kjo ka bërë që grupet kërkimore të përdorin periudha të ndryshme kohore për të vlerësuar incidencën e Covid të gjatë. Në mënyrë të ngjashme, mungesa e konsensusit mbi simptomat e lidhura me Covid të gjatë ka rezultuar në studime që përfshijnë ose përjashtojnë simptoma të caktuara, duke ndikuar në vlerësimet e gjendjes dhe simptomave të saj.
Paneli i OBSH-së përbëhej nga mjekë, studiues, grupe pacientësh dhe politikëbërës, që përfaqësonin kombe të ndryshme. Pas dy raundeve të sondazheve dhe një diskutimi në panel, paneli i OBSH-së vendosi për termin “post-COVID-19” dhe përkufizimin e mëposhtëm:
“Gjendja pas COVID-19 ndodh tek individët me një histori të infeksionit të mundshëm ose të konfirmuar SARS-CoV-2, zakonisht 3 muaj nga fillimi i COVID-19 me simptoma që zgjasin të paktën 2 muaj dhe nuk mund të shpjegohen diagnoza alternative”.
Për OBSH gjendja post-Covid ka simptoma si: lodhje, gulçim, mosfunksionim njohës, por edhe të tjera, të cilat në përgjithësi kanë një ndikim në funksionimin e përditshëm. Simptomat mund të jenë të reja, pas shërimit fillestar nga një episod akut i COVID-19, ose të vazhdojnë nga sëmundja fillestare. Simptomat gjithashtu mund të luhaten ose të përsëriten me kalimin e kohës”
“Me një përkufizim të standardizuar, ne shpresojmë që të avancojmë njohjen e gjendjes. Përkufizimi gjithashtu do të ndihmojë klinikët të identifikojnë më lehtë pacientët dhe t’u sigurojnë atyre kujdesin e duhur. Ne gjithashtu do të jemi në gjendje të masim më mirë barrën e kësaj sëmundjeje, duke na dhënë një kuptim më të mirë të përhapjes së saj në nivel global. Së fundi, shpresojmë se do të ndihmojë dhe promovojë kërkimin mbi këtë temë. Duke pasur një përkufizim të vetëm do të na lejojë të sinergjizojmë kërkimin global dhe të avancojmë një kuptim global të gjendjes”, ka deklaruar OBSH.
OBSH gjithashtu vuri në dukje se pret që ky përkufizim të evoluojë pasi më shumë studiues grumbullojnë më shumë të dhëna mbi gjendjen. Për më tepër, paneli theksoi se një përkufizim i veçantë mund të jetë i nevojshëm për të përshkruar gjendjen tek fëmijët.
Burimi:MedicalNews/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje