Ndërsa rastet e Covid-19 vazhdojnë të jenë të luhatshme, duket se një tjetër komplikacion i është shtuar listës pasi një person kalon infeksionin. Kur pacientët infektohen me Covid-19, ata zakonisht përjetojnë shumë probleme edhe pasi shërohen. Sipas raporteve, një simptomë e re pas kalimit të infeksionit është shfaqur mes pacientëve. Mjekët kanë konstatuat një infeksion që dëmton kockat e palcës kurrizore të pacientit. Infeksioni fungal siç e quajnë mjekët imiton tuberkulozin kurrizor u gjet tek pacientët e shëruar nga Covid-19.
Sëmundja u zbulua fillimisht nga një skaner i një pacienti 66 vjeçar që identifikoi dëmtime të gjera të kockave të lidhura me infeksionin në rruazat e shtyllës kurrizore. Pacienti raportoi se ndjente dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës një muaj pasi u shërua nga COVID-19, duke treguar ekzistencën e këtij infeksioni fungal. Mjekët fillimisht rekomanduan trajtimin me relaksues të muskujve dhe ilaçe anti-inflamatore jo-steroide, por nuk pati asnjë përmirësim.
Sëmundja ka qenë e vështirë të identifikohet pasi imiton tuberkulozën kurrizore (TB). Ky lloj infeksioni shpesh është gjetur në pjesën e poshtme të gojës së njerëzve dhe në mushkëri.
Eksperti i sëmundjeve infektive Parikarishit Prayag i spitalit Mangeshkar, Indi thotë se infeksioni është diagnostikuar në katër pacientë në tre muaj. Të katër kishin kaluar gjendje të rëndë të Covid-19 të rëndë. Përdorimi afatgjatë i medikamenteve kundër mpiksjes së gjakut mund të rrisë rrezikun e infeksioneve oportuniste, në varësi të sëmundjes që trajtohet dhe ilaçeve të tjera që përdoren.
Një infeksion tjetër që ka prekur njerëzit që janë shëruar nga Covid-19 është mukormikoza e shkaktuar nga një grup mykësh të njohur si mucormycetes. Myku si këto gjenden natyrshëm në mjedis, ndërsa njerëzit preken kur sistemi imunitar i trupit është i komprometuar dhe i prekshëm.
Burimi:Helthsite/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.