Shendet

Studimi / Plastika prezente në trupin e njerëzve nxit vdekjen e parakohshme

Kutitë sintetike që përdoren për të paketuar ushqime të ndryshme apo edhe produkte të tjera mund të kontribuojnë në rreth 91,000 deri në 107,000 vdekje të parakohshme në vit në mesin e njerëzve të moshës 55 deri 64 vjeç, sipas një studimi të fundit.
Gjetjet e botuara të martën në revistën “Environmental Pollution”treguan se njerëzit kishin një rrezik më të madh të vdekjes nga çdo shkak, veçanërisht vdekshmëria nga problemet kardiovaskulare.
“Ky studim shton të dhënat se si është ndikimi i plastikës në trupin e njeriut dhe tregon se bizneset duhet të nxiten për zvogëlimin ose eliminimin e përdorimit të plastikës,” tha autori kryesor Leonardo Trasande, një profesor mjekësisë mjedisore dhe shëndetin e popullatës në NYU Langone Health në New York City.
Produktet sintetike dihet se ndërhyjnë në mekanizmin e trupit për prodhimin e hormoneve, i njohur si sistemi endokrin dhe ato “janë të lidhura me zhvillimin, riprodhimin, trurin, imunitetin dhe probleme të tjera. Dhe ndërprerjet e vogla hormonale mund të shkaktojnë efekte të rëndësishme zhvillimore dhe biologjike”, sipas Institutit Kombëtar të Shkencave të Shëndetit Mjedisor në SHBA.
Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur produktet plastike me probleme riprodhuese, siç janë keq formimet gjenitale dhe testikujt e deformuar tek djemtë e vegjël dhe numri i ulët i spermatozoideve. Studimet e mëparshme kanë lidhur gjithashtu produktet plastike me obezitetin e fëmijëve, astmën, çështjet kardiovaskulare dhe kancerin.
Këshilli Amerikan i Kimisë(ACC), i cili përfaqëson industritë kimike, plastike dhe klorin në SHBA, tha se pjesa më e madhe e përmbajtjes së studimit ë fundit është e pasaktë.
“Studime të tilla nuk arrijnë të marrin në konsideratë të gjithë produktet plastike individualisht dhe vazhdimisht injorojnë ose nënvlerësojnë ekzistencën e përfundimeve autoritare të bazuara në shkencë në lidhje me sigurinë e tyre në bazë të peshës molekulare”, shtoi Eileen Conneely, drejtoreshë e lartë e ACC për produktet dhe teknologjinë kimike.
Ekspertët kanë shkruar se se produkte të tjera që nxisin ekspozimin ndaj kimikateve janë, detergjentet, veshjet, mobilet dhe automjetet. Studimi i ri mati përqendrimin e plastikës në urinën e 5.000 të rriturve midis moshës 55 dhe 64 vjeç në SHBA. Studiuesit kontrolluan për sëmundjet para ekzistuese të zemrës, diabetin, kancerin dhe sëmundje të tjera të zakonshme, zakonet e këqija të të ngrënit, aktivitetin fizik dhe peshën trupore, si dhe nivelet e hormoneve të njohur si bisfenoli A ose BPA.
Ata shpjeguan se iu mjaftoi një provë e thjeshtë për të vërtetuar prezencën e plastikës në trupin e njeriut dhe për këtë gjë duhet të merren masa sa më parë.
Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë