“Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit që preken nga koronavirusi dhe gripi në të njëjtën kohë kanë “dy herë më shumë gjasa të vdesin”, tha shefi i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.
Jenny Harries, tha se gripi i këtij viti mund të jetë më i rrezikshëm dhe imuniteti natyror është më i ulët.
“Ne duhet të shqetësohemi për gripin çdo dimër. Unë mendoj se njerëzit ende nuk e kuptojnë se mund të jetë një sëmundje fatale. Studimet e fundit tregojnë se rreth 25 për qind prej nesh nuk e kuptojnë këtë”, shtoi Harries.
Me rastet e gripit që ishin të pakta dimrin e kaluar si rezultat i distancimit shoqëror, Harries tha se ky vit do të jetë më i vështirë se vitin e shkuar sepse mund të ketë mbivendosje infeksionesh.
“Pra ka rrezik që njerëzit të prekën na të dyja viruset. Kështu që mendoj se do të kemi një dimër të pa sigurtë përpara”, shtoi ajo.
Sipas ekspertes vaksina e gripit që ofrohet është për të mbrojtur kundër katër llojeve të ndryshme të gripit. Ajo shkruaj se një zgjidhje efikase është që qytetarët të vaksinohen edhe për Covid-19 dhe për gripin dhe të ruajnë masat shëndetësore.
Duke përmendur nivelet tipike të vdekjeve vjetore nga gripi, ajo shtoi se njerëzit po fillojmë të kalojnë në një situatë ku ndoshta Covid-19 problemi më i madh këtë dimër por mbivendosja e infeksioneve.
“Ne kemi nivele të ndryshme të vaksinimit, e njerëzit kanë sistem imunitar të ndryshëm. Kjo është arsyeja pse duhet të fillojmë fushatën e vaksinimit të gripit paralel me atë të Covid-19 për të pasur më shumë qëndrueshmëri ndaj infeksioneve virale,”shtoi ekspertja.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje