Shendet

Trajtimi i ri për kancerin që rrit jetëgjatësinë e pacientëve

Një trajtim i ri i kancerit mund të largojë tumoret në pacientët terminalë. Sipas shkencëtarëve në Institutin e Kërkimeve të Kancerit (ICR), Londër, një koktej ilaçesh imunoterapie nxiti sistemin imunitar të pacientëve për të vrarë qelizat e tyre të kancerit dhe tregoi një prirje pozitive për trajtimin e kësaj sëmundje. Shkencëtarët zbuluan se kombinimi i barnave nivolumab dhe ipilimumab zvogëloi tumoret tek pacientët e sëmurë. Tek disa kanceri i tyre u zhduk krejtësisht dhe mjekët u habitën se nuk gjetën asnjë shenjë të zbulueshme të sëmundjes.
Kombinimi i dy ilaçeve të imunoterapisë mund të jetë një armë të re efektive kundër disa formave të kancerit të avancuar, thonë ekspertët. Ata shtuan se trajtimi me imunoterapi gjithashtu shkaktoi shumë më pak efekte anësore në krahasim kimioterapinë e cila është trajtimi standard i ofruar për shumë pacientë me kancer.
“Këto janë rezultate premtuese. Imunoterapitë janë trajtimet më të mira, e më të zgjuara që mund të sjellin përfitime të konsiderueshme për pacientët”, tha Kristian Helin, shefja ekzekutiv e ICR.
Ekspertët shtojnë se ekziston një nevojë urgjente për trajtime më të mira dhe më të mira për këta pacientë që mund rrisin jetëgjatësinë. Rezultatet e studimit tregojnë se kombinimi i imunoterapisë ishte një sukses veçanërisht tek një grup pacientësh ku tumoret ishin në nivele të larta. Këta pacientë jetuan mesatarisht tre muaj më gjatë se ata që kishin bërë kimioterapi. Mbijetesa e përgjithshme mesatare për këta pacientë ishte 17.6 muaj, mesatarja më e lartë e raportuar ndonjëherë në këto grupe pacientësh.
Studiuesit thanë se ata shpresonin se gjetjet e ardhshme nga studimi quajtur “CheckMate 651”, financuar nga kompania farmaceutike Bristol Myers Squibb, do të tregojnë përfitime të mëtejshme të terapisë tek pacientët me kancer të avancuar.
“Pavarësisht nga mungesa e rëndësisë statistikore, këto rezultate janë klinikisht të rëndësishme. Ne do të duhet të bëjmë një studim edhe më të madh për të kuptuar më shumë për terapinë”, tha Kevin Harrington, profesor i terapive biologjike të kancerit në ICR.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë