Shendet

Italia hapet nga 11 tetori, si ndikoi pasaporta me detyrim e vaksinimit në kthimin e vendit drejt normalitetit

Italia më në fund po fillon të hapet. Nga 11 tetori hyjnë në fuqi masat e reja.

Këshilli i Ministrave ka vendosur njëzëri hapjen e kinemave dhe teatrove në masën 100%;  60% për sallat sportive dhe 75% në stadiume, 50% për diskotekat në ambientet e  brendshme dhe 75% për ato në ambiente të hapura. Natyrisht bëhet fjalë për ato qytete që nuk janë rrethuar në zonën e kuqe.

“Vendi rihapet. Dhe merita është vetëm e vaksinimit dhe pasaportës së gjelbër” tha ministri Renato Brunetta.

“Nëse sot ne fillojmë përsëri me aktivitete kulturore dhe sport, duke shkuar më në fund drejt normalitetit të plotë, kjo ndodh sepse ne kishim guximin t’u shpjegonim italianëve se pasaporta e vaksinimit do të ishte mjeti kryesor përmes të cilit do të mbroheshin qytetarët duke shmangur infeksionet e reja”

Rritja e kapacitetit në njerëz në vendet e kulturës dhe argëtimit kishte kohë që ishte kërkuar.

Italia renditet ndër vendet me numrin më të lartë të njerëzve të vaksinuar në Evropë që njëkohësisht mori edhe masa kufizuese të rrepta.

Aktualisht përqindja e njerëzve të vaksinuar me një dozë është 84.39% ndërsa 79.67% janë plotësisht të vaksinuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë