Kosova

Lajm i mirë/ Kosova nuk regjistron viktima të reja nga COVID-19, dita e parë pas dy muajsh

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të enjten se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2.347 mostrave të personave të dyshuar si të infektuar me këtë virus.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, duke shënuar ditën e parë pas mëse dy muajsh raste vdekjesh.

Në njoftim thuhet gjithashtu se janë shëruar 94 pacientë,  ndërsa numri i rasteve aktive është 1.676.

Në Kosovë situata epidemiologjike është përmirësuar pas një përkeqësimi që filloi në muajin gusht. Autoritetet ndërmorën masa të reja kufizuese duke shpejtuar edhe fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë mbi 1.4 milionë vaksina kundër koronavirusit.

Mbi 588.000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me nga dy doza.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë