Kompania amerikane, Merck ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Singaporin për ta furnizuar me pilulën eksperimentale kundër koronavirusit.
Molnupiravir mund të jetë pilula e parë që synon të luftojë COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.
Merck është duke kërkuar miratimin e Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe për përdorimin e saj.
Australia ka blerë po ashtu pilulën e Merck, derisa Tajlanda, Koreja Jugore, Tajvani dhe Malajzia janë duke negociuar blerjen.
Ngutia për ta porositur këtë pilulë vjen pasi të dhënat nga testimet klinike fillestare, të publikuara javën e kaluar, kanë treguar se ky ilaç mund të zvogëlojë për 50 për qind mundësinë e shtrirjes në spital apo vdekjes, për pacientët që rrezikojnë të sëmuren rëndë nga COVID-19.
Singapori ka raportuar 3,486 raste të reja me koronavirus të martën, ndërkohë që po përballet me shpërthimin më të keq prej përhapjes së pandemisë.
Deri më tani, ky vend ka vaksinuar mbi 80 për qind të popullsisë kundër COVID-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje