Nëse keni kaluar kohë në rrjetë sociale keni parë vazhdimisht se njerëzit me ndikim ose atletët ju inkurajojnë të pini shumë ujë. Në botën e rrjeteve sociale mund të shihni dhe shishe uji të “zbukuruara” me shprehje motivuese për të pirë ujë si: “Mbani mend qëllimin tuaj”, “Vazhdoni të pini”, “Pothuajse përfundoi”.
“Ky interpretim ka dalë komplet jashtë kontrollit”, Kelly Anne Hyndman, një studiuese e funksionit të veshkave në Universitetin e Alabama në Birmingham. Sipas saj qëndrimi i hidratuar është padyshim i rëndësishëm, por ideja se veprimi i pirjes së më shumë ujë do t’i bëjë njerëzit më të shëndetshëm nuk është e vërtetë.
“Nuk është e saktë që shumica e njerëzve janë duke u prekur nga dehidratimi kronik ose që ne duhet të pimë ujë gjatë gjithë ditës. Nga pikëpamja mjekësore, masa më e rëndësishme e hidratimit është ekuilibri midis elektroliteve të tilla si natriumi dhe uji në trup. Dhe nuk keni nevojë të pini ujë gjatë gjithë ditës për t’i mbajtur ato në balancë,” shpjegon ajo.
Sipas Tamara Hew-Butler, një shkencëtare e ushtrimeve dhe sporteve në Universitetin Shtetëror Wayne ne të gjithë jemi mësuar se gjashtë deri në tetë gota ujë në ditë është “numri magjik” për të gjithë por kjo gjë është një mit.
Ajo shpjegon se faktorët unikë të tillë si madhësia e trupit, temperatura e jashtme dhe sa fortë merrni frymë dhe sa djersini do të përcaktojnë se sa keni nevojë. Sasia e ujit që ju nevojitet në ditë do të varet gjithashtu nga shëndeti juaj. Dikush me probleme shëndetësore të tillë si probleme të zemrës ose gurët në veshka mund të kërkojë një sasi të ndryshme uji.
“Për shumicën e njerëzve të rinj, të shëndetshëm, mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar është thjesht të pini kur keni etje”, tha Topf.

A duhet të pi ujë për të qëndruar i hidratuar?
Jo domosdoshmërish. Nga pikëpamja thjesht ushqyese, uji është një zgjedhje më e mirë sesa opsionet e tjera më pak të shëndetshme, siç janë pijet e ëmbla me sheqer ose lëngjet e frutave. Por sipas ekspertëve kur bëhet fjalë për hidratimin, çdo pije mund të shtojë ujë në sistemin tuaj.
Një studim i vitit 2016 tek 72 burra, arriti në përfundimin se ndikimet hidratuese të ujit, pijeve, kafesë dhe çajit ishin pothuajse identike.
Ju gjithashtu mund të merrni ujë nga ajo që hani. Ushqimet e pasura me lëngje si frutat, perimet, supat dhe salcat të gjitha kontribuojnë në marrjen e ujit.
“Për më tepër, procesi kimik i metabolizimit të ushqimit prodhon ujë si një nënprodukt”, tha Topf.
A duhet të shqetësohem për elektrolitet?
Disa reklama të pijeve sportive mund t’ju bëjnë të mendoni se duhet të plotësoni vazhdimisht elektrolitet për të mbajtur nën kontroll nivelet e tyre, por nuk ka asnjë arsye shkencore që shumica e njerëzve të shëndetshëm të pinë pije me elektrolite të shtuara. Ekspertët thonë se elektrolitet si natriumi, kaliumi, kloruri dhe magnezi janë minerale me ngarkesë elektrike që janë të pranishme në lëngjet e trupit dhe janë të rëndësishme për balancimin e ujit në trupin tuaj. Ato janë gjithashtu thelbësore për funksionimin e duhur të nervave, muskujve, trurit dhe zemrës. Shkencëtarët shpjegojnë se kur dehidratoheni, përqendrimi i elektroliteve në gjakun tuaj rritet dhe trupi sinjalizon lirimin e hormonit vazopresinë, i cili përfundimisht zvogëlon sasinë e ujit që lëshohet në urinë, në mënyrë që ta riabsorboni përsëri në trupin tuaj dhe ta merrni atë balanca kthehet në kontroll.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje