Kombetarja

Reja shpjegon zgjedhjet dhe vendos objektivin: 4 pikë ndaj Hungarisë dhe Polonisë!

Kombëtarja ka nisur sot grumbullimin në Durrës, ku do të përgatitet për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Botërorit 2022. Trajneri Edi Reja, pasi shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e diel, sot ka dalë në konferencë shtypi, ku ka shpjeguar zgjedhjet tij. Kujtojmë që mungojnë në këto dy ndeshje për shkak dëmtimi Abrashi dhe Laçi.

Trajneri i kuqezinjve, për ndeshjet me Hungarinë në Budapest dhe atë me Poloninë në “Ai Albania”, përkatësisht më 9 dhe 12 tetor, ka theksuar se duhen kaluar patjetër me sukses për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit. Italiani e ka të qartë se një humbje të nxjerr jashtë objektivave, ndaj dhe ka pohuar se do të mundohet ta përgatitë skuadrës sa më mirë.

“Abrashi dhe Laçi janë mungesa të rëndësishem. Kanë cilësi dhe dinamizëm, janë lojtarë me peshë në skuadër. Por kemi një grup të madh lojtarësh, gjendja e duhur fizike është pjesa më e rëndësishme përpara 2 sfidave të radhës. Dua të flas për lojtarët që kam dhe shpresoj që të bëjmë ndeshje të mira”, – tha Reja fillimisht.

Kombëtarja feston golin e fitores ndaj Hungarisë. Gazeta Si, 4 tetor 2021

“Kemi përpara dy ndeshje shumë të forta. Për mua është e rëndësishme që Shqipëria po rritet dhe jemi skuadër competitive. Një humbje na largon nga ëndrra për në “play off”, është detyrim që të marrim rezultate pozitive. Janë ndeshje vendimtare për të shpresuar deri në fund që të jemi në lojë. Zgjedhjet e mia? Kam marrë nga dy lojtarë për çdo rol. Janë kthyer Dermaku, Veseli dhe Lani nga dëmtimet. Balliu po bën shumë mirë në La Liga dhe do të na vlejë”, shtoi më tej trajneri italian.

Reja foli më tej edhe për sulmin dhe objektivin në 2 ndeshjet e radhës: “Manaj luajti 90 minuta në ndeshjen e fundit, sapo është transferuar te Specia dhemë duhet të shoh si është këtë javë. Broja dhe Cikalleshi kanë luajtur. Deri të shtunën duhet të shoh dhe të vendos në bazë të gjendje të secilit lojtar.

Me Poloninë medoemos duhet të fitojmë, sepse është rivali ynë në grup, por përpara kemi Hungarinë. Në rastin më të keq dua të marrim me çdo kusht tre pikë me Poloninë, që të ruajmë pozicionin. Për mua idealja është 4 pikë në këto dy ndeshje. Jemi në kondicionin e duhur për të arritur objektivin. Është shumë e rëndësishme të jemi në lojë para se të shkojmë te ndeshja me Anglinë”.

Pastaj edhe një koment për çështjen “Xhaka”: “E ka refuzuar ftesën, e kam ftuar disa herë, edhe tani, por ai ka refuzuar vazhdimisht. Fillimisht u justifikua me problemet fizike, por na refuzoi edhe në shtator, ndaj është e kotë të vijojmë t’i dërgojmë më ftesa. Ka vendosur të fokusohet te klubi i tij. Më vjen shumë keq, sepse është lojtar me eksperiencë dhe do të na bënte shumë punë”.

Taulant Xhaka me fanellen e Kombetares. Gazeta Si, 4 tetor 2021

Reja ka folur më tej edhe për skemën e lojës me Bjramin: “Bajrami është lojtar me kualitet, i duhet shumë skuadrës, ka aftësi të mira teknike dhe është i vlefshëm në momente të caktuara, por duhet kohë që të integrohet plotësisht. Në ndeshjet e shtatorit u fut menjëherë me ekipin dhe presioni ishte i lartë. E rëndësishme është që në Kombëtare të jetë mirë në aspektin mental, uroj të jetë i qetë dhe të japë maksimumin.

Kemi alternative në mesfushë, edhe pse mungojnë Abrashi dhe Laçi, janë edhe Çekiçi, Çokaj, Ramadani, por edhe Bajrami luan më mesfushë. Duhet të fokusophemi te grupi që kemi dhe të luajmë sit ë barabartë me çdo kundërshtar. Cilësitë nuk na mungojnë?, – përfundoi trajneri i Kombëtares.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë