Shendet

Studimi: Mund të bëni vaksinën e Covid-19 dhe të gripit në të njëjtën kohë

Sipas një studimi të fundit britanik, njerëzit e shqetësuar për infeksionet mund të marrin edhe vaksinën e gripit dhe të Covid-19 njëkohësisht.
Në studimin e publikuar në revistën “Lancet” thuhet se vaksinat nuk ndikojnë negativisht në përgjigjen imune të asnjërës prej tyre.
Autorët nga Universiteti i Bristol, thanë se edhe efektet anësore që u raportuan gjatë studimit ishin të pakta.
“Ky është një hap vërtet pozitiv që mund të ul vizitat në spitale dhe shqetësimin në popullatë. Rezultatet e këtij studimi i janë paraqitur Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin për shqyrtimin e tyre dhe do të ndihmojnë në hartimin e politikave për programet përkatëse të vaksinimit”, autorja kryesore e studimit, Rajeka Lazarus.
Studimi u krye tek 679 vullnetarë në 12 vende rreth 97% e pjesëmarrësve thanë se ishin të gatshëm të merrnin dy vaksina në të njëjtën kohë në të ardhmen.
Studimi vjen në një kohë kur fillon sezoni i vjeshtë-dimrit dhe ka raste të shtuara të infeksioneve virale.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë