Çfarë ndodhi në orën 13.07 të dielën në 3 tetor? Është momenti kur tre minuta pas ngritjes nga aeroporti i Milanos, Linate, një avion “Pilatus PC-12” i drejtuar për në Olbia, jo vetëm që fillon të devijojë nga rruga e paracaktuar, por edhe për të dërguar parametra anormalë tek ata që i kanë parë.
“Pse devijove? Për të shmangur një turbolencë”?, është pyetja e punonjësve të radarit të qendrës së kontrollit të zonës Linate, e cila menaxhon trafikun në qiellin veriperëndimor të Italisë.

Burimet nga aeroporti i Milanos, rindërtojnë atë që ndodhi, duke kërkuar, anonimitet, sepse nuk janë të autorizuar të flasin për këtë publikisht.
“Jo” është fjala e vetme që vjen në përgjigje nga ana e pilotit. Më pak se një minutë më vonë avioni zhduket nga radari, pa asnjë sinjali alarmi, pa kërkuar të kthehet urgjentisht në aeroport.

Në atë moment, raportet e motit tregojnë se në zonë po bie shi, era është e lehtë dhe retë janë të ulëta.
Dhe pikërisht mes reve motori i vetëm humbet lartësinë për 16 sekonda, derisa rrëzohet (aksidenti dhe tymi bënë që pista e Linates të mbyllej për 10 minuta).
Hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimit do të hedhin dritë mbi shkaqet. Një dorë hetimit do t’i jepet nga të dhënat e të ashtuquajturës “Kutitë e zeza”.

Ekspertët gjithashtu do të duhet të sqarojnë atë që ndodhi midis devijimit nga rruga e autorizuar, dialogut të shkurtër me kullën e kontrollit dhe momentit kur “Pilatus” fillon të humbasë 25-30 metra lartësi në sekondë.
Leximi paraprak i gjurmëve të mbledhura nga tre platforma të ndryshme të specializuara, tregon se si ndodhi diçka kaq e papritur, saqë as nuk i dha kohë për të nisursinjalin SOS pilotit.

“Pilatus PC -12” – me shenja identifikimi Yr -Pdv – kishte mbërritur në Milano nga Bukureshti më 30 shtator. Në orën 12.52, ai u zhvendos nga parku i “Linate Prime”, terminali për fluturime private, për t’u drejtuar drejt pistës 36. Në orën 13:04:08, ai u nis drejt veriut, duke kaluar mbi bazën e avionëve të Milanos, për t’u kthyer më pas në jug të aeroportit. Diku, mbi shtëpitë në një fshat të San Donato Milanese, ai devijoi dhe shfaq disa probleme.

Në orën 13:07:40, ai po ecën me 293 kilometra në orë dhe 1,631 metra lartësi, dy sekonda më vonë lartësia bie në 1,615 dhe shpejtësia kërcen në gati 303 km. Dy sekonda të tjera dhe ai është më poshtë me 52 metra. Shtatë sekonda para sinjalit të fundit, avioni regjistron shpejtësinë më të lartë: 319 kilometra në orë.

Ata që janë të njohur me aeroportin, nënvizojnë se asnjë procedurë standarde e nisjes instrumentale – e cila garanton ndarje vertikale dhe horizontale nga pengesat dhe nga toka në kushte me shikueshmëri të ulët – nuk kërkon që avionët të kalojnë në trajektoren e kryer nga avioni privat.
Çfarë mund të ketë ndikuar? Dy ekspertë të konsultuar, shpjegojnë se motori mund të “mbillet”. Por nuk mund të përjashtohet një problem shëndetësor i atyre që janë nën kontroll ose “çorientimi i tij hapësinor” një herë në mes të reve.

Një nga pyetjet, ka të bëjë me përvojën e pilotit dhe certifikimet e tij. Duke lexuar – dhe interpretuar parametrat e radarit – menjëherë pas kthesës së parë, vërehen inkursione anormale në ngjitje.
Në një pikë të caktuar, arrihet deri në 1,767 metra në minutë, një vlerë e papranueshme për një PC -12 dhe që të çon në një kuotë të sigurt.
Nuk është rastësi që avioni rrëzohet me 7,315 metra në minutë. Të gjithë elementët që do të analizohen nga hetuesit. Në përpjekje për t’iu përgjigjur pyetjes fillestare: pse avioni devijoi?

Burimi: “Corriere della Sera”; Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




