Media Galeri

Avioni turistik bie mbi një ndërtesë në Milano, humbin jetën të 8 personat në bord

Një aeroplan i vogël privat turistik u rrëzua mbi një ndërtesë në rrugën “Marignano”, në San Donato Milanese, Itali dhe 8 personat që udhëtonin në bord, dy pilotët dhe 6 pasagjerët, kanë vdekur të gjithë nëvend. Mes viktimave, raportohet se ka qenë edhe një fëmijë.

Frika dhe ankthi në jug-lindje të Milanos ka qenë i madh, sepse pas incidentit një zjarr shpërtheu pranë metrosë të San Donatos. Alarmi mbërriti pak minuta pas orës 13:00 pasdite.

Forcat zjarrfikëse dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje. Ndërtesa në të cilën u rrëzua avioni, u përfshi nga flakët dhe tymi është i dukshëm nga disa kilometra larg.

Struktura e goditur ishte në ndërtim e sipër dhe nuk duhet të ketë pasur njerëz brenda. Avioni, i cili u ngrit nga aeroporti i Milanos, Linate, ishte drejtuar për në Sardenjë.

“Avioni kishte një motor që digjej dhe ai u rrëzua, nuk u panë manovra, por ai vetëm u rrëzua”. Këto janë fjalët e disa dëshmitarëve që panë “Piper”-in të rrëzohej në ndërtesën në San Donato Milanese.

“Pashë një aeroplan që po binte, me helikat që ndalonin, pastaj ndjeva se dritaret u dridhën dhe, si në filma, shkova te dritarja dhe pashë një kolonë tymi që ngrihej”, tha një djalë që jeton disa dhjetëra metra larg nga ndërtesa kundër së cilës u rrëzua avioni turistik.

Aeroplani u rrëzua pak ditë 5 ditë para 20-vjetorit të tragjedisë së Linates, ku  në 8 tetor 2001, një avion pasagjerësh rrëzohet në pistën e aeroportit të Milanos, ku humbën jetën 118 pasagjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë