OPEC dhe aleatët e tij do të takohen të hënën për të debatuar se sa naftë do të hidhet në tregun e shqetësuar, ku ndërprerjet e furnizimit dhe rimëkëmbja e kërkesës nga pandemia e koronavirusit kanë shtyrë naftën mbi 80 dollarë për fuçi.
Rritja e çmimit të naftës në nivelin më të lartë të tre viteve është përkeqësuar nga një rritje edhe më e madhe e çmimeve të gazit, prej gati 300% duke bërë që një fuçi të kushtoj 200 dollarë.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e udhëhequr nga Rusia, të njohur si OPEC+, ranë dakord në korrik për të rritur prodhimin me 400,000 fuçi në ditë çdo muaj deri të paktën në Prill 2022 dhe për të hequr gradualisht dorë nga shkurtimet që po aplikojnë për rreth 5.8 milion bpd(fuçi në ditë).
Katër burime të OPEC+ i thanë Reuters javën e kaluar se prodhuesit po konsideronin të shtonin më shumë sasi se marrëveshja e parashikuar, por asnjë nuk dha detaje se sa më shumë, ose kur do të rritej furnizimi.
Muaji më i afërt kur mund të ketë ndonjë rritje mund të jetë nëntori pasi takimi i fundit i OPEC+vendosi se sa do të jenë vëllimet e naftës që do të hidhen në treg në tetor.
Rritja e çmimeve të naftës, gazit, qymyrit dhe energjisë po ushqejnë presionet inflacioniste në të gjithë botën dhe ngadalësojnë rimëkëmbjen.
Një ndihmës i lartë i Presidentit të SHBA Joe Biden u takua me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman në Arabinë Saudite javën e kaluar për të diskutuar luftën në Jemen, por tha se nafta ishte gjithashtu “shqetësuese”.
Të shtunën të dhënat treguan se prodhimi i naftës dhe gazit rus u rrit në 10.72 milion fuçi në ditë në shtator, niveli më i lartë që nga 11.34 milion fuçi në ditë të prodhuara prill 2020./REUTERS
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




