Treg

Rritja e çmimit të karburanteve. Biznesi kërkon ndërhyrje

Në shtator pati një  rritje të  çmimit të karburantave dhe gazit mesatarisht me  20 lek dhe Konfindustria thotë që  ekonomia dhe financat personale do të kenë pasoja të rënda.

“Çmimet e  karburanteve në Shqipëri janë më të shtrenjata në Europë” thotë Konfidustrtia ndaj propozon marrjen e disa masave urgjente nga qeveria “pasi mund të ndodhemi në  kushtet e një krize”.

Kjo shoqatë (Konfidustri) thotë se  do ta dërgojë shumë shpejt paketën e propozimeve  të saj në Kuvend.

“Në mungesë të marrjes së veprimeve të shpejta dhe profesionale nga institucionet shtetërore biznesi, qytetarët dhe ekonomia kombëtare do të përballet me kosto shtesë nga rritja e çmimeve të importuara nga tregjet ndërkombëtare”,thuhet në njoftimin e Konfindustrisë

Sipas shoqatës, “Tregu i karburanteve në Shqipëri karakterizohet nga grupimet kartel dhe oligopol, që fillojnë nga shërbimet portuale, tregtia me shumicë dhe pakicë. Biznesi, qytetarët dhe buxheti i shtetit shqiptar, përveç rritjes së fortë të çmimit të publikuar përballen më kosto shtesë të fshehura mjaft të larta si pasojë e cilësisë së dobët të karburanteve, evazionit fiskal dhe kostove të pranisë së koncesioneve dhe PPP në sistem. Pasojave të rënda në mjedis dhe shëndetin e popullsisë. Ministria përkatëse, agjencitë qeveritare të kontrollit të cilësisë dhe rregullatorët e sotëm të tregut, kanë dështuar krejtësisht në zbatimin e detyrave ligjore përkundrejt tregut të karburanteve”.

Tregu i karburanteve është më i madhi në vend mbi 10% të PPB dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë