Njerëzit që sëmuren nga gripi mund të vuajnë nga simptoma afatgjata njëjtë si me Covid-19. Studiuesit në Universitetin e Oksfordit analizuan të dhënat e vazhdueshme shëndetësore të pacientëve të diagnostikuar me dy viruset, ku pjesëmarrës ishin 100,000 njerëz. Simptomat e vazhdueshme të të dy sëmundjeve përfshinin frymëmarrje jonormale, lodhje dhe dhimbje koke.
“Shumë prej nesh që kanë përjetuar gripin e dinë se nuk janë ndjerë mirë edhe pse janë konsideruar si shëruar nga mjeku,” tha Paul Harrison, një nga studiuesit kryesorë.
Megjithëse kishte shenja që pacientët me Covid-19 kishin më shumë gjasa të kishin probleme afatgjata, ndryshimi ishte relativisht i vogël. Rreth 42 për qind e pacientëve me Covid-19 u zbuluan se ende po përjetonin simptoma tre muaj më vonë në krahasim me 30 për qind të atyre në grip.
Pikërisht, niveli më i lartë në mesin e pacientëve me Covid-19 mund të ketë qenë i ndikuar nga fakti se njerëzit mund të kenë më shumë gjasa të kërkojnë kujdes për probleme afatgjata për shkak të frikës më të madhe rreth sëmundjes.
Sidoqoftë, studiuesit gjithashtu theksuan se studimi i botuar në revistën mjekësore “PLOS Medicine” nuk kishte analizuar ashpërsinë e simptomave të vazhdueshme për secilën sëmundje. Ata pranuan se kishte prova në rritje se ata që ishin sëmurë rëndë me Covid-19 mund të kishin probleme veçanërisht të rënda afatgjata.
“Simptomat afatgjata të gripit ndoshta janë neglizhuar më parë dhe duhen më shumë kërkime për të dy viruset,” tha Max Taquet, një nga studiuesit kryesorë.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje