Shendet

Cilat janë 7 simptomat e Covid 19 dhe kur duhet të kryhet tamponi?

Cilat simptoma duhet të nxisin një njeri për të bërë një tampon për të diagnostikuar një infeksion të mundshëm Covid-19?

Janë shtatë kryesoret dhe duhet të jenë të gjitha bashkë. Ose më mirë, nëse janë të gjitha të pranishme, mundësia për të pasur një rezultat pozitiv pas tamponit për koronavirusin, është 70-75%.

Studimi dhe të dhënat

Kjo u vërtetua nga një hulumtim i sapo publikuar në revistën “PLOS Medicine të kryer nga studiues nga “Imperial College London” në 1,147,345 vullnetarë me të dhëna të mbledhura në 8 cikle testimi të kryera midis qershorit 2020 dhe janarit 2021, si pjesë e “Vlerësimit në kohë reale të transmetimit të komunitetit- 1”, (REACT-1).

Rezultatet e tamponëve të kryera tek këta njerëz, u krahasuan me simptomat që ishin shfaqur (ndoshta) një javë para testit të PCR.

Udhëzimet dhe shtatë simptomat

Shtatë simptoma, përkatësisht humbja ose ndryshimi i aromës, humbja ose ndryshimi i shijes, ethet, kollitja e vazhdueshme, të dridhurat, humbja e oreksit dhe dhimbjet e muskujve u shoqëruan – kur perceptohen së bashku – me një tampon pozitiv.

4 të parat nga këto simptoma, aktualisht përdoren në Mbretërinë e Bashkuar për të përcaktuar të drejtën për të kryer një tampon.

“Për të përmirësuar normat e pozitivitetit ndaj tamponit molekular dhe rrjedhimisht për të përmirësuar kontrollin e transmetimit të virusit, ne do të propozonim që të zgjasim listën e simptomave të përdorura rëndom në të 7 simptomat që kemi identifikuar”, thonë autorët.

Rreziku, vazhdojnë shkencëtarët, është se “shumë njerëz me Covid nuk do të testohen – dhe për këtë arsye nuk do të izolohen – sepse simptomat e tyre nuk përputhen me ato të përdorura në udhëzimet aktuale të shëndetit publik për të ndihmuar në identifikimin e njerëzve të infektuar”.

Vështirësia e diagnostikimit të koronavirusit na ka shoqëruar që nga fillimi i pandemisë: simptomat shpesh janë të njëjta me ato të formave të tjera të gripit.

“Ne e kuptojmë se nevojiten kritere të qarta të testimit dhe se përfshirja e shumë simptomave që gjenden zakonisht në sëmundje të tjera (të tilla si gripi sezonal) mund t’i rrezikojë njerëzit të izolohen pa qenë nevoja. Shpresoj që gjetjet tona mbi simptomat më të zakonshme do të ndihmojnë në optimizimin e zbulimit të njerëzve të infektuar”, – përfundojnë studiuesit nga Londra.

Si të dalloni Covid-in nga sëmundjet e stinës

Ndërsa sindromat e ngjashme me gripin munguan pothuajse vitin e kaluar, falë karantinave të shumta të shkollave dhe bllokimeve që ndoqën njëra-tjetrën në zonën e kuqe, pritet një qarkullim më i madh i viruseve për këtë vjeshtë, siç po ndodh me virusin stinor të frymëmarrjes (RSV), bronkiolit, pneumoni ose viruse të tjera të frymëmarrjes.

Si të dalloni simptomat? Mënyra e vetme e sigurt për të bërë një diagnozë diferenciale, është kryerja e tamponit, por, për të vendosur nëse do ta bëni atë, mund të ndihmoni veten me listën e këtyre simptomave, pikërisht sepse në përgjithësi, nëse simptomat shfaqen individualisht (vetëm të ftohtë, vetëm ethe, vetëm të vjella dhe diarre), ka të ngjarë që të përballeni me sëmundje sezonale.

Dallimet midis njerëzve, megjithatë, mund të jenë të konsiderueshme dhe ardhja e variantit ‘Delta’ gjithashtu ka ndryshuar paksa frekuencën e simptomave dhe kombinimin: ndikon më shumë në sistemin e sipërm të frymëmarrjes, siç janë dhimbja e fytit, rrufa dhe dhimbja e kokës dhe rrallë anosmia.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë