Shendet

Vaksinat/ Studimi i fundit: Pas 6 muajsh, antitrupat bien, por mbrojtja mbetet efektive

Antitrupat ndaj virusit Sars-Cov-2 bien gjashtë muaj pas dozës së dytë të vaksinimit, por ato nuk zhduken. Mbi të gjitha, duket se mbetet një “kujtesë imune” e aftë për të siguruar mbrojtje të qëndrueshme.

Këto janë rezultatet e studimit klinik “Rilindja” të kryer nga spitali Niguarda tek 2,179 të vaksinuar, punonjës të sistemit shëndetësor.

Hulumtimi filloi në kuadër të fushatës kundër Covid dhe synon të vlerësojë efektivitetin e dozave në intervale të caktuara kohore.

“Nga analizat e para, domethënë, pas 14 ditësh dhe 3 muajsh pas vaksinimit, ne vërejtëm një përgjigje të antitrupave në rreth 99% të të vaksinuarve”, komenton Francesco Scaglione, drejtor i laboratorit të analizave kimike dhe mikrobiologjisë në Niguarda.

Në fazën e tretë të analizave, pas 6 muajsh, 99 përqind e të vaksinuarve kanë ende një dozë të mirë të antitrupave në qarkullim.

1% kanë më pak. Midis këtyre subjekteve ka njerëz që nga fillimi nuk kanë zhvilluar një përgjigje të mirë imunitare ndaj virusit, disa prej tyre sepse kanë mbrojtje të ulët imune.

Nëse në shumicën e rasteve antitrupat mbeten, sasia e tyre ndryshon.

Kurba e zvogëlimit ishte më e qartë dhe më e shpejtë në 3 muajt e parë dhe më e ngadaltë dhe më graduale në periudhën në vijim

Në mesin e më shumë se 2 mijë operatorëve u raportua se kishte shumë pak raste infeksioni pas vaksinimit.

 “Të dhënat për infektimin janë jashtëzakonisht optimiste – thotë Scaglione – vetëm 10 punonjës të sistemit shëndetësor, janë infektuar dhe, mbi të gjitha, 9 nga 10 kane qenë asimptomatikë.

Edhe në prani të një numri relativisht të ulët të antitrupave, duket se sapo organizmi vihet në kontakt me virusin, ajo merr një përgjigje efektive dhe të shpejtë falë limfociteve T.

Studimi Niguarda vazhdon për të analizuar nivelet e antitrupave një vit pas marrjes së dy dozave të vaksinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë