Duhanpirësit kanë 60% -80% më shumë mundësi të shtrohen në spital nga Covid-19 tregojnë disa të dhëna të fundit.
Një studim, i cili grumbulloi të dhëna vëzhguese dhe gjenetike mbi pirjen e duhanit dhe Covid-19 për të forcuar bazën e provave, bie ndesh me hulumtimet e botuara në fillim të pandemisë që treguan se pirja e duhanit mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër virusit. Një problem është se shumica e këtyre studimeve kanë qenë vëzhguese, duke e bërë të vështirë përcaktimin nëse pirja e duhanit është shkak për kalimin në forma të rënda.
Ashley Clift në Universitetin e Oksfordit së bashku me kolegët e saj studioi të dhënat shëndetësore për 421,469 pjesëmarrës në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2020, duke analizuar rezultatet e testeve për Covid-19, gjendjen e tyre shëndetësore, pranimet në spital dhe si ka qenë ashpërsia e sëmundjes tek të shtruarit në spital.
Krahasuar me ata që nuk kishin pirë duhan, duhanpirësit aktualë kishin 80% më shumë gjasa të shtroheshin në spital dhe dukshëm më shumë mundësi të vdisnin nga Covid-19 nëse infektoheshin. Për të hetuar, Clift dhe ekipi i tij përdorën një teknikë të quajtur “randomizimi Mendelian”, e cila përdor variantet gjenetike si përfaqësues të një faktori të veçantë rreziku – në këtë rast variantet gjenetike që kontribuojnë në faktin nëse dikush ka më shumë gjasa të jetë duhanpirës ose jo.
“Studimi shton besimin tonë se pirja e duhanit nuk mbron nga Covid-19,” shkruan Anthony Laverty dhe Christopher Millett nga Kolegji “Imperial” në Londër.
Studimi gjithashtu mbështeti lidhjen midis pirjes së duhanit dhe rezultateve më të këqija të Covid-19, duke gjetur se një predispozitë gjenetike ndaj pirjes së duhanit që ishte e lidhur me një rrezik 45% më të lartë të infektimit nga virusi dhe një rrezik 60% më të lartë të shtrimit në spital.
“Rezultatet tona tregojnë fuqishëm se pirja e duhanit lidhet me rrezikun tuaj për t’u infektuar e kalimin e infeksionit në gjendje të rëndë dhe ashtu si pirja e duhanit ndikon në rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancereve dhe sëmundje të tjera ashtu ndikon edhe në ashpërsinë e Covid-19. Kjo tregon se kjo është koha e duhur për të çdokënd që të lërë cigaren,” thotë Clift.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje