Keshilla

Mënyra për të rritur humorin në ditët gri, të lagështa ose të ftohta

Jemi zyrtarisht në vjeshtë dhe kjo do të thotë se tashmë do kemi ditë gri, të lagështa dhe me shi që përkthehet edhe në trishtim e lodhje të pashpjegueshme.

“Ne kemi pritshmëri se si duhet të jenë gjërat ose si i kishim imagjinuar ato dhe pa dyshim nuk është ashtu siç e kishim parashikuar”, thotë Rakhi Chand, një psikoterapist.

Gjëja e parë që duhet bërë, është përfshirja në aktivitete që ju bëjnë më të lumtur. Por këtu janë disa mënyra të tjera për të rritur humorin tuaj kur koha jashtë nuk të faorizon një humor të mirë.

Identifikoni simptomat ‘trishtuese’

“Shumë prej nesh ndihen të trishtuar në këtë periudhë të vitit pasi preken nga ndryshimi i stinëve por për ata me crregullime afektive sezonale (SAD), ndryshimi i stinëve ka nëj efekt shumë më të madh në gjendjen shpirtërore dhe energjinë, duke çuar në simptoma të depresionit që kanë një ndikim të rëndësishëm në ditën dhe jetën e njerëzve”, thotë Chand. Simptomat mund të përfshijnë mungesë energjie, humor të keq dhe vështirësi në përqëndrim.

Chand këshillon të flisni me mjekun tuaj nëse vëreni një ndryshim në ndjenjat, mendimet dhe sjelljen që zgjat për më shumë se dy javë ose vazhdon të kthehet herë pas here.

Pa një dozë të mirë të diellit, “është edhe më e rëndësishme të stërviteni, të hani mirë, të shoqëroheni me njerëz dhe të mbani një model të rregullt të gjumit”.

Shikoni dritën (artificiale)

Një llambë mund të ndihmojë, thotë Chand.

“Ka pasur një studim që nga vitet ’80 që mbështesin terapinë me dritë si efektive për llojet sezonale të depresionit”, thotë ajo.

Merrni vitaminë D

Ne marrim vitaminë D nga rrezatimi UVB (përmes dritës së drejtpërdrejtë të diellit) dhe mund të jetë e vështirë të merret mjaftueshëm në vjeshtë, veçanërisht kur qielli është gri dhe njerëzit janë brenda gjatë gjithë ditës. Edhe pse nuk është vërtetuar klinikisht, një përqendrim i ulët i vitaminës D është shoqëruar me depresion. Chand, e cila merr një shtesë të vitaminës D, thotë se pavarësisht nëse është dimër apo vjeshtë, drita artificiale ka një ndikim”.

Bëni disa ushtrime

Vetëm për shkak se është erë ose shi (ose të dyja) nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë nga një rutinë stërvitore në natyrë. Andy Baddeley, një ish vrapues olimpik thotë se ai del nga shtëpia para se të fillojë shiu, edhe pse e di se do të bjerë shi. Kështu është më e thjeshtë për të që të mos justifikojë veten me shiun.

Të kesh kompletin e duhur patjetër që do ta bëjë stërvitjen një përvojë më të mire dhe do të ishte një arsye më shumë për të dalë edhe kur është pak ftohtë apo shi.

Takoni miqtë

Moti i pafavorshëm mund ta bëjë të lehtë idenë të qëndrosh brenda dhe të mos shohësh njerëz, por kjo mund të jetë një simptomë e shëndetit të dobët mendor. Mundohuni të bëni plane për të parë njerëzit dhe mbani mend se mbajtja e kontaktit me biseda në rrjetet sociale ose thirrje është ende një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur kontakte dhe për të rritur disponimin tuaj.

Shikojeni si një eksperiencë të re

Në vend që ta shihni motin e zymtë si një sugjerim për t’u fshehur brenda, “shikojeni atë si një përvojë tjetër”, thotë Rob Stoneman, psikolog.

“Një shëtitje në mot të lagësht bëhet si një aventurë. Ju keni me vete erën dhe shiun, jeni veshur mirë me cdo gjë që duhet në këtë mot dhe kjo është një përvojë krejt të re në natyrë”.

Dilni në natyrë

Ne e dimë se natyra dhe hapësiat e gjelbra janë të mira për ne dhe na bëjnë më të lumtur.

Ujëvarat mund të jenë më mbresëlënëse në lagështi, ndërsa aktivitetet si rafting dhe kanioni mund të jenë më argëtuese. Gjithashtu dhe shëtitjet në vendet e lagura nga shiu janë të vecanta.

Shkoni të notoni

Kujt i intereson nëse bie shi? Do të jeni të lagur gjithsesi. Gjithsesi ka disa gjëra që duhet të keni parasysh. Mos notoni në det kur është shi i fortë ose nuk arrini të shikoni mirë, por një ditë gri ose shi i lehtë nuk ka pse t’ju ​​ndalojë.

Shfrytëzoni cdo rreze dielli

Kur dielli shkëlqen, shfrytëzoni mundësinë për ta shijuar atë. Moti është aq i ndryshueshëm dhe shpesh herë dielli shkëlqen edhe në vjeshtë dhe dimër. Në këto ditë, mundohuni të rrini në diell.

“Kur ka një dritare me diell, unë i jap përparësi daljes jashtë”, thotë Chand.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë