Shendet

Studimi: Në çift, burrë e grua kanë probleme shëndetësore të njëjta

Sipas një studimi të fundit burrë e grua nëse qëndrojnë për kohë të gjatë në çift, kanë të njëjtat sëmundje. Ekspertët në Universitetin Tohoku në Japoni thanë se studimi i 34,000 çifteve shpjegoi se ata kanë ngjashmëri në shëndetin e zemrës. Sipas ekspertëve shëndeti i tyre ishte aq i ngjashëm sa shumica merrte të njëjtin kujdes shëndetësor.
“Arkivat mjekësore zbuluan se nivelet e sëmundjeve si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli, diabeti dhe sëmundjet e zemrës ishin të ngjashme mes partnerëve,” shkruajnë ekspertët.
Autori i studimit Naoki Nakaya tha se ndërhyrjet ose masat parandaluese për sëmundjet e rëndësishme mund të jenë më efikase nëse monitorohen të dy bashkëshortët.
Studimi zbuloi se dikush kishte 37 për qind gjasa të ishte obez nëse partneri i tyre ishte. Rreziku i presionit të lartë të gjakut të meshkujve ishte deri në 45 për qind më i lartë nëse gruaja e tyre kishte këtë gjendje dhe njerëzit kishin deri në 59 për qind më shumë gjasa të kishin diabet të Tipit 2 nëse bashkëshorti i tyre e kishte atë.
Nakaya shpjegoi se një ndër arsyet kryesore për këto gjetje janë se bashkëshortët ndajnë gjithashtu të njëjtën mënyrë jetese.
“Dy persona kur jetojnë së bashku kanë tendencën të konsumojnë të njëjtat ushqime çdo vakt dhe të kryejnë të njëjtat ushtrime fizike,” shtoi eksperti.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë