Të gjithë jemi të fiksuar kur vjen puna tek përzgjedhja e shampos së flokëve. Por duket se si shampot ashtu edhe larja e shpeshtë nuk është mirë për shëndetin e flokëve. Sipas dermatologëve flokët duhet të lahen me shampo atëherë kur prodhimi i yndyrës është tejet i lartë.
Kur ju shkumëzoni flokët tuaj, shpesh mendoni se flluskat dhe aroma e mirë mund të pastrojnë flokët, por ç’është e vërteta flokët nuk kanë nevojë për shkumë të pastrohen. Përbërësit e kimikatet e ashpër si sulfati janë përgjegjëse për shkumën e aromën.
Këta agjentë dehidratojnë flokët dhe eleminojnë yndyrën nga rrënjët e flokëve. Ekspertët thonë se shampo heq qelizat e tepërta të lëkurës dhe vajin nga koka . Ata këshillojnë shampo pa sulfate e nëse nuk shkumëzojnë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




