Kombetarja

Botërori 2023/ Vajzat kuqezi turpërohen në Belgjikë, pësojnë 7 gola

Shqipëria në futboll për femra është mundur thellë në Belgjikë, 7-0. Ishte ndeshja e dytë e kualifikueseve të Botërorit 2023, që do të zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re. Në ndeshjen e parë skuadra jonë barazoi 1-1 me Kosovën.

Për ndeshjen me Belgjikën, e zhvilluar në stadiumin “King Baoudoin”, nuk ka nevojë për shumë koment, sepse rezultati flet qartë për dominimin e ekipit vendës. Belgjika shënoi që pas 6 minutash lojë dhe pastaj dyfishoi në minutën e 20-të. Në pjesën e dytë humbja u thellua në 7-0.

Trajneri Armir Grima bëri disa ndërrime, por Shqipëria nuk mundi të gjente as golin e nderit në këtë transfertë. Pas dy ndeshjeve të para në grup, Shqipëria mban vendin e 5-të, me vetëm 1 pikë. Kryeson Norvegjia me 2 fitore në po kaq ndeshje.

Shqipëria luajti në Belgjikë me këtë formacion: Rexhepi, Doçi, Hilaj, Curraj, Maliqi, Hamidi (Begallo 85’), Elezaj, Gjini, Maksuti (Flija 90’) Franja, Levenaj (Krasniqi 46’).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë