BE pritet të pranojë “Green Pass” që aplikohet në Britaninë e Madhe si dëshmi e vaksinimit në të gjithë territorin e saj.
Pothuajse dy muaj pasi bënë një kërkesë zyrtare në komisionin evropian, zyrtarët britanikë u shprehën se Brukseli "së shpejti" do të njihte certifikatën NHS Covid që përdoret zyrtarisht në Britani si ekuivalente me lejen dixhitale të vetë BE -së.
“The Guardian” i referohet burimeve në Bruksel kur shkruan se marrëveshja mund të arrihet deri në fund të muajit.
Vendimi do të siguronte që të 27 shtetet anëtare dhe 16 vendet jo të BE-së të lejojnë automatikisht hyrjen e vizitorëve nga Anglia dhe Uellsi që mbajnë kartën NHS Covid, e cila përmban një kod QR.
Aplikacioni gjithashtu do të njihej edhe në ato ambiente ku është e nevojshme të tregohet pasaporta për hyrjet në bare, restorante dhe evente kulturore.
Mungesa e statusit të "ekuivalencës" ka qenë pengesa kryesore për turistët britanikë që kërkojnë të vizitojnë një sërë destinacionesh evropiane por edhe për ata njerëz që janë vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar, por që jetojnë jashtë vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.