Pas një viti e gjysmë, Shtetet e Bashkuara te Amerikes kanë rihapur kufijtë e tyre për turistët e huaj në nëntor. Njoftimi u bë nga Shtëpia e Bardhë, megjithëse ende nuk ka një datë të saktë. Kufijtë po rihapen, por jo kudo dhe njësoj për shkak të përparimit të Covid-19. Vendet se ku dhe si mund të udhëtoni.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Kufijtë janë hapur që nga Nëntori. Turistët e huaj do të duhet të tregojnë se kanë bërë dy doza të vaksinës Pfizer, Moderna ose Johnson & Johnson të miratuara nga FDA ose një tampon brenda 72 orëve para nisjes. Nuk parashikohet karantine për ata që hyjnë në territorin amerikan
Linjat ajrore gjithashtu do të mbledhin të dhëna përmes një formulari që u shpërndahet atyre që udhëtojnë, ku shkruajnë numrin e telefonit, adresën e email-it dhe vendet ku kanë udhëtuar kohët e fundit.
Britani e Madhe
Nga 4 tetori kush hyn në Britaninë e Madhe nuk do të ketë më nevojë për karantinë dhe as detyrimin për paraqitjen e një tamponi negativ nëse janë të vaksinuar.
Bashkimi Europian
Në përgjithësi, ata që lëvizin nga njeri vend në tjetrin brenda BE-së duhet të jenë të pajisur me pasaportën e vaksinimit apo siç njihet rëndon “Green Pass”, në të kundërt duhet të paraqesin një test të shpejtë antiCovid brenda 48 orëve ose tamponin brenda 72 orëve nga dita e udhëtimit.
Shumica e vendeve të BE-së kanë paracaktuar edhe një kohë te nevojshme karantine që varion sipas kërkesave specifike të shteteve nga 7 ditë deri në dy javë, në varësi të përgjigjes që do të marrin nga përgjigja e tamponit.
Aty ku nuk mund të udhëtosh
Janë renditur 38 vende në botë me kufizime të larta, ku është e papërshtatshme të shkosh. Nëse udhëtoni për turizëm, Kina mbetet jashtë. Nëse jeni duke udhëtuar për punë, kërkohet një karantinë 14-ditore pas mbërritjes, plus teste për të verifikuar nëse jeni të infektuar. Një formular deklarate shëndetësore gjithashtu duhet të plotësohet brenda 24 orëve para hyrjes dhe daljes nga vendi. Australia, India, Indonezia janë gjithashtu të mbyllura për arsye turistike dhe nëse udhëtoni për arsye të tjera ka një periudhë të detyrueshme karantine.
Në Argjentinë, udhëtimi lejohet vetëm për arsye thelbësore.
Edhe në Norvegji ka kufizime të larta shoqëruar me karantinë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje